E rëndë në Angli, 9-vjeçarja gjendet e vdekur në rrugë, ishte goditur me thikë

E rëndë në Angli, 9-vjeçarja gjendet e vdekur në rrugë, ishte goditur me thikë

Foto nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani ku një vajzë 9-vjeçare u gjet e vrarë në korsin të Lincolnshire të Bostonit rreth orës 18:20 të ditës së djeshme. Policia vendase që po heton për ngjarjen e ka quajtur të miturën viktimën më të vogël të asaj që po cilësohet në Angli si “epidemi e krimit me thikë”.

Banorët e zonës kanë mbetur në 'shok të thellë' dhe deputetin vendas që bëri thirrje për ndihmë kombëtare për të kapur vrasësin.  Dy persona u arrestuan mëngjesin e sotëm në lidhje me vrasjen, ndërsa policia tha se ishte një incident 'i izoluar' dhe se ata nuk ishin 'ende të lejuar për të përmendur emrin e viktimës. 

Vetëm këtë fundjavë ka pasur një valë sulmesh me thikë në Londër, ku tre persona u vranë në më pak se 24 orë dhe një tjetër u plagos rëndë

Në mënyrë të tmerrshme, kjo nuk është hera e parë që fëmijët bëhen viktima të goditjeve me thikë në Britani, me 12-vjeçaren e vrarë nga një adoleshente Ava white në Liverpool nëntorin e kaluar. Ai u dënua me një minimum prej 13 vitesh burg, raporton Daily Mail.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin