E rëndë në Bangkok, 57-vjeçarja tajlandeze bllokohet në shkallë lëvizëse të aeroportit, humb njërën këmbë! Tmerrohen kalimtarët
Gruaja e bllokuar në shkallët lëvizëse
Një 57-vjeçare tajlandeze do të merrte avionin për në Nakhon, pak para se këmba e saj e majtë të tërhiqej zvarrë dhe të ngecte plotësisht në shkallët lëvizëse të aeroportit, Don Mueang në Bangkok.
Kalimtarët e tmerruar që panë momentin kur shkallët lëvizëse morën me vete këmbën e gruas u përpoqën ta fiknin makinerinë, ndërkohë që muskujt, tendinat dhe kockat e gjymtyrëve të saj ishin futur plotësisht brenda shkallëve.
Ekipit mjekësor që arriti në vendngjarje iu desh t'i presë këmbën 57-vjeçares deri sipër gjurit për ta nxjerrë atë nga shkallët lëvizëse.
Ajo u dërgua fillimisht në Karun, ku iu tha se nuk mund t'ja lidhnin përsëri këmbën, por gruaja kërkoi të transferohej në një spital tjetër për të provuar ngjitjen e këmbës.
Autoritetet e aeroportit kanë urdhëruar një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe për të kryer një verifikim për sigurinë e shkallëve lëvizëse.
Aeroporti Ndërkombëtar Don Mueang (DMK) që shërben Bangkok u hap në 1914, por u zëvendësua nga Aeroporti i ri Ndërkombëtar Suvarnabhumi (BKK) në periferi të qytetit në 2006.
Shkallët lëvizëse janë prodhuar nga kompania japoneze Hitachi dhe është instaluar në vitin 1996, tha drejtori i aeroportit, duke shtuar se ekziston një plan për të kërkuar një buxhet për të ndryshuar në një model më të ri në vitin 2025.
Në vitin 2019, këpuca e një pasagjeri u dëmtua pasi u kap në vendkalimin lëvizës të aeroportit në Terminalin 1. Aeroporti lëshoi një deklaratë më pas duke thënë se vendkalimi me defekt u riparua dhe u rihap për rreth një orë.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4390
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Po udhëtonin si grekë drejt Dublinit, arrestohen në aeroportin e ‘Compostela’ 2 shqiptarët! U sekuestrohen pasaportat e falsifikuara
22 Tetor, 09:27
-
Shmanget tragjedia ajrore në aeroportin e Prishtinës, avioni i kompanisë “Easyjet” për pak sa nuk përplaset me veturën në pistë
16 Gusht, 14:59
-
Gjermania do të ndalojë protestat në aeroport: Janë të rrezikshme
15 Gusht, 16:49
-
Aeroporti i Rinasit do presë udhëtimet e para transoqeanike verën e vitit të ardhshëm
12 Prill, 20:10
-
Ura të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Spanjës! Nga 28 marsi linja ajrore Iberia nisi operimin në Shqipëri
7 Prill, 15:29
-
Aeroporti në Gjirokastër, ekspertët zbulojnë për Report Tv sa do të kushtojë! Zgjidhja e duhur për jugun
8 Shkurt, 20:32
-
'Nuk deklaroi orën e shtrenjtë', Arnold Schwarzenegger ndalohet në aeroportin e Mynihut
18 Janar, 11:30
-
Një muaj arrest shtëpiak për sulmuesit në Kontrollin e Fluturimeve në Shkup
11 Janar, 19:59
-
Tokio, 5 të vdekur nga përplasja e 2 avionëve, njëri u përfshi nga flakët! Evakuohen 379 pasagjerët e 'Japan Airlines' (VIDEO)
2 Janar, 11:19
-
VIDEO/ Pasagjerët braktisin të tmerruar avionin pasi 38-vjeçari hap derën e emergjencës
28 Nëntor 2023, 19:35
-
VIDEO/ Aksident i frikshëm në Teksas! Avioni bën ulje emergjente, përplaset me një makinë në pistë
14 Nëntor 2023, 10:36
-
VIDEO/ Momenti i tmerrshëm i avionit teksa ulet në pistë dhe pëson lëvizje të pakontrolluar
9 Nëntor 2023, 10:29