Kishin dalë për gjueti, 18 vjeçari vret pa dashje shokun me armë gjahu në Maqellarë! Shkak mendohet të ketë qenë mjegulla! Kapet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Maqellarë, ku një 27 vjeçar ka vdekur pasi është qëlluar me armë gjahu çifte nga shoku i tij teksa kishin dalë për gjueti.

Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Rifat Xheleshi 18 vjeç dhe Gentian Kosiqi (viktima) 27 vjeç, kishin dalë për gjueti. Xheleshi, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shokun e tij Gentian Kosiqi, banues në Maqellarë. Si pasojë e plagëve të marra 27 vjeçari ka humbur jetën në spital.

Shkaku mendohet të ketë qenë mjegulla e dendur e cila u ka kufizuar shikimin. Ka qenë një shok tjetër i cili bashkë me autorin kanë marrë shokun e plagosur dhe e kanë nisur për në spital, por ai fatkeqësisht nuk ka mbijetuar prej plagës që ka marrë.

Menjëherë më pas autori është vënë në pranga dhe policia po e merr në pyetje për të zbardhur ngjarjen e plotë, e cila ka qenë aksidentale. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, me të cilën është qëlluar viktima.

Ndërkohë kujtojmë se një rast i ngjashëm ka ndodhur më 26 nëntor në qytetin e Bulqizës, ku mbeti i vrarë Elidon Basha, 22-vjeç, teksa kishte dalë për gjueti me mikun e tij. Ajo që nisi si gjueti mes dy të rinjve, Klodian Kolës dhe Elidon Bashës përfundoi në vrasjen e këtij të fundit me anë të një kallashnikovi.

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen shokun e tij, Policia shoqëron në Komisariat autorin e dyshuar. Sekuestrohet arma e gjahut çifte. Rreth orës  14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, shtetasit R. XH. dhe G. K, kanë qenë për  gjueti.   Shtetasi R. XH., 18 vjeç dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin G. K., rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë  sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte. 

1608240792_gentjankosiqi.jpg

Rifat Xheleshi  dhe viktima Gentjan Kosiqi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:03
Vrau shokun pa dashje me armë gjahu në Maqellarë, del fotoja e 18 vjeçarit

1608224646_1608224545RifatXheleshi.jpg

Ky është 18 vjeçari Rifat Xheleshi i cili sot ka vrarë pa dashje me armë gjahu teksa kishin dalë për gjueti, shokun e tij Gentian Kosiqi 27 vjeç.

Ora 17:55
Detaje nga vrasja e 27 vjeçarit në Dibër nga shoku, shkak mendohet të ketë qenë mjegulla  

1608224212_7777777.jpg

Rreth orës 14:45 në malet sipër fshatit Hobok është plagosur për vdekje shtetasi Gentjan Kosiqi.

Sipas informacioneve të policisë kanë qenë për gjueti viktima Gentjan Kosiqi dhe shoku i tij Rifat Xheleshi, ky i fundit dyshohet ta ketë qëlluar aksidentalisht shokun e tij. Shkaku mendohet të ketë qenë mjegulla e dendur e cila u ka kufizuar shikimin. Ka qenë shoku tjetër i cili bashkë me autorin kanë marrë shokun e plagosur dhe e kanë nisur për nl spital.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nnccnxn: 17/12/2020 18:37

    E cna duhet nje foto e personit qe ju vidhi neper rrjete sociale "media" vemje?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar