Gjirokastër - Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjirokastër këtë të mërkurë rreth orës 10:00 ku një i mitur është mbytur në pishinën private 'Glow'. Viktima është identifikuar si Arbër Peçi, teksa policia përmes një njoftimi bën me dije se 15-vjeçari dyshohet se pësoi infarkt duke u larë në pishinë.

“Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën”,njoftoi sot policia.

Sipas informacioneve pishina ndodhet në pronësi të Ermal Kokos, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë. Ndërkohë paraprakisht bëhet me dije se në pishinë nuk kishte roje për pushuesit që frekuentojnë pishinën.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.