E rëndë në Greqi/ 55-vjeçari arrestohet në Selanik, fotografoi nudo dhe përdhunoi për vite me radhë të miturën

E rëndë në Greqi/ 55-vjeçari arrestohet në Selanik, fotografoi nudo dhe përdhunoi për vite me radhë të miturën

Foto ilustruese

GREQI - Një 55-vjeçar është arrestuar në Selanik sepse përndiqte një vajzë të vogël, të cilën edhe e kishte abuzuar seksualisht.

Burri u arrestua pas një ankese të bërë 15 vite më vonë nga vajza, e cila zbuloi se abuzuesi e kishte mbajtur nën mbikëqyrjen e tij pasi ishte mik i familjes, e fotografonte të zhveshur dhe e përdhunonte vazhdimisht.

E gjithë kjo kishte nisur në vitin 2006 ndërsa në vitin 2010 ai shantazhoi vajzën që t'i nënshtrohej dëshirave të tij duke i shfaqur fotot në ekranin e kompjuterit, me kërcënimin se do t'i postonte në internet.

Ndaj 55-vjeçarit u hap një dosje nga Nëndrejtoria për Mbrojtjen e të Miturve pranë Drejtorisë së Sigurimit të Selanikut, për përdhunim, akte seksuale me të mitur nën moshën 12 vjeç, abuzim me të mitur nën moshën 12 vjeç dhe pornografi duke përdorur një të mitur. Aktualisht po mbahet në paraburgim derisa të jepet masa e sigurisë dhe dënimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, Balla: Performanca e policisë duket në total! Në një vit u parandaluan 163 ngjarje kriminale

Atentati në Memaliaj, Balla: Performanca e policisë duket në total! Në një vit u parandaluan 163 ngjarje kriminale