E rëndë në Greqi/ Hajduti shqiptar hyn në banesën e 28-vjeçares dhe tenton ta përdhunojë

E rëndë në Greqi/ Hajduti shqiptar hyn në banesën e 28-vjeçares dhe tenton ta përdhunojë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 30 vjeçar shqiptar ka hyrë në shtëpinë e një 28-vjeçareje dhe ka tentuar që ta përdhunojë. Shqiptari ka hyrë në shtëpinë e saj në Keratsini të Greqisë, në rrugën “Feron”.

Teksa ka parë 28 vjeçaren duke fjetur ka tentuar që ta përdhunojë nën kërcënimin e një thike që mbante në dorë, raportojnë mediat greke. Pasi gruaja e ka parë hajdutin ajo është përleshur me të përreth një orë. 30 vjeçari e ka goditur në mënyrë të dhunshme dhe vajza është plagosur në duar nga thika e tij. Fatmirësisht ajo i ka rezistuar sulmit, pasi ka kafshuar agresorin dhe ia ka mbathur nga ai.

Ngjarja ka ndodhur në fund të janarit, por efektivët e policisë kanë e kanë arrestuar  autorin vetëm para dy ditësh, të enjten e 22 shkurtit.

Shqiptari ka qenë i dënuar edhe më përpara për tentativë përdhunimi dhe ishte nën masën “detyrim paraqitje”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Hungaria dhe Serbia pritet t’i shtrojnë tapetin e kuq udhëheqësit kinez Xi

Hungaria dhe Serbia pritet t’i shtrojnë tapetin e kuq udhëheqësit kinez Xi