Një rast i rëndë është zbuluar në Athinë të Greqisë, ku një 8 nxënës 15 vjeçarë janë arrestuar nën akuzën e përdhunimit të shoqes së tyre të klasës. Mësohet se ata kanë abuzuar me moshataren e tyre për një muaj dhe e kërcënonin atë me filmimet që kishin.
Pas zbulimit të rastit të rëndë paraditen e së mërkurës, mediat greke raportojnë se oficerët e policisë kanë arrestuar tetë të miturit. Kontrollet e bëra në shtëpitë e tyre, u zbuluan sasi kanabisi që ata i konsumonin në grup, celularë dhe peshore preçize duke bërë të dyshohet se shfrytëzoheshin për shpërndarjen e drogës. Ndaj të dhunuarës ka pasur presione të vazhdueshme psikologjike që ajo të mos rrëfente asgjë tek familjarët e saj.
Përgjatë një muaji viktima ka përjetuar tortura psikologjike derisa ka vendosur që të zbulojë gjithçka për familjen e saj dhe për policinë që arrestoi menjëherë tetë shokët e saj të klasës.