Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Zakynthos-it në Greqi, ku një dy vjeçar shqiptar ndërroi jetë pas sulmit nga një qen i racës ‘Pitbull’.
Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi në oborrin e shtëpisë, ku fëmija jetonte me babanë shqiptar dhe nënën britanike. Vogëlushi ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur u sulmua papritur nga qeni, duke pësuar lëndime shumë të rënda.
2-vjeçari u transportua menjëherë në spitalin e Zakynthos-it, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin dot.
Autoritetet greke kanë arrestuar dy prindërit të akuzuar për neglizhencë, ndërsa babai shqiptar tha se ishte vajza e vogël e cila e thirri të atin duke bërtitur pasi 2-vjeçari u sulmua nga qeni. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, çifti, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë, ishte nisur për të blerë furnizime për shtëpinë dhe kur u kthyen pak pas mesditës, djali i vogël i shpëtoi vëmendjes dhe shkoi drejt pemës ku ishte lidhur pitbull, e cila e sulmoi duke i shkaktuar lëndime të rënda.
“Vajza ime e vogël më thirri dhe unë vrapova shpejt, kjo është e gjitha që mbaj mend. Djali im i vogël iku. Qeni ishte endacak, e kishin hedhur dhe e morëm sepse njerëzit në fshat bërtisnin se do t'i hante kafshët. E morra që të kishte një vend për të qëndruar dhe e hëngri fëmijën tim. Fëmija më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë", tha ai.
Policia dhe autoritetet greke po hetojnë rrethanat e plota të tragjedisë, për të sqaruar sesi ndodhi ngjarja.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Zakynthos të Greqisë teksa një 2-vjeçar humbi jetën pasi u sulmua barbarisht nga qeni Pitbull i familjes. Autoritetet kanë arrestuar babain shqiptar të fëmijës 2-vjeçar dhe mamanë britanike të akuzuar për neglizhencë.
Shqiptari ka deklaruar se ishte vajza e vogël e cila e thirri të atin duke bërtitur pasi 2-vjeçari u sulmua nga qeni.
"Vajza ime e vogël më thirri dhe unë vrapova shpejt, kjo është e gjitha që mbaj mend. Djali im i vogël iku", tha babai i djalit për Alpha me një zë të shkatërruar.
Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, çifti, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë, ishte nisur për të blerë furnizime për shtëpinë dhe kur u kthyen pak pas mesditës, djali i vogël i shpëtoi vëmendjes dhe shkoi drejt pemës ku ishte lidhur pitbull, e cila e sulmoi duke i shkaktuar lëndime të rënda.
"Qeni ishte endacak, e kishin hedhur dhe e morëm sepse njerëzit në fshat bërtisnin se do t'i hante kafshët. E morra që të kishte një vend për të qëndruar dhe e hëngri fëmijën tim. Fëmija më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë", shtoi babai i fëmijës.
Prindërit e fëmijës e çuan atë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, ku mjekët luftuan për ta sjellë në jetë, por për fat të keq nuk ia dolën dot.
Komente












Ku ishte faji i prinderve ketu?! Pitbull pavaresisht se c'thone zbutesit e qenve,njihen si nje nga racat me agresive e me te rrezikshme.Greqia ka te njejtin problem si Shqiperia-qente endacake.Nuk e di sa te vogel e ka adoptuar zoteria qenin,por nga reagimet e frika e banoreve,duket qe nuk ishte kelysh dhe nje qen endacak,i rritur e jetuar ne liri,nuk eshte aq entuziast te mbahet i lidhur me zinxhir hekuri pas nje peme,ne nje ambient te gardhuar,aq me teper nje pitbull,shtoi ketij dhe territorllekun qe qeni krijon prej natyre e ndonje ngacmim nga femija.Cfare prisnin keta, nje /lapdog/?! S.d.q nuk mendoj se duhet te akuzohen prinderit per neglizhence.Ngjarja eshte dicka qe askush nuk e parashikon dot.
PërgjigjuPrindër kafshë të ndyrë...
PërgjigjuJan shtu budallejte,krijuesi i ka ba gjanat perfekt qe do te thote njeriu te rrin me njerez ne shpi,kafsha me kafshe pra qeni rrin me qen jashte shpise.
Përgjigju