Selanik- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik, Greqi.

Një 53-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten (po ashtu shqiptare). Pas këtij akti shqiptari ka vrarë edhe veten, duke u hedhur nga ballkoni.

Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:15.

Për shkak të plagëve të shumta 44-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë burri i saj u transferua në gjendje kritike në spitalin 'Papanikolaou', ku edhe ndërroi jetë.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.