ITALI – Një 17 shqiptar është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e së shtunës që lamë pas, në Bienno, në Valcamonica.
I riu është identifikuar si Alen Karaboja dhe ka lindur në Valcamonica të Italisë.
Sipas mediave, pasi ka dalë nga një ditëlindje, Karaboja është nisur për në shtëpi me motor, ku pasagjer kishte shokun e tij maroken, 16-vjeçar. I mituri ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motorit dhe është përplasur me një mur.
Fillimsht ty të rinjtë janë transportuar me urgjencë në spitalin e Brescias, por shqiptari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.