Itali, 36-vjeçari shqiptar nuk u paraqit në punë, e gjejnë të varur në pemë

Itali, 36-vjeçari shqiptar nuk u paraqit në punë, e gjejnë të varur në pemë

Një shtetas me origjinë shqiptare është gjetur i varur në një pemë në fshatin Vetriolo, një fshat në Bagnoregio në Itali. Kërkimi nisi nga punëdhënësi, i cili duke parë që ai nuk ishtë paraqitur në punë është shqetësuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e martë, kur punëdhënësi italian njoftoi autoritetet i shqetësuar. Pas kërkimeve, 36-vjeçari u gjet i varur në një pemë pranë banesës.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Bagnoregio-s, Luca Profili.

"Ka shumë njoftime për një person të gjetur të varur në Bagnoregio. Ai është një shqiptar që kishte ardhur për arsye pune. Ngushëllimet e mia familjes së tij. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes", ka shkruar ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja