E rëndë në Itali/ Babai vret të birin 7-vjeçar dhe i fsheh trupin në dollap, pas tij tentoi të vriste edhe gruan e tij në prag divorci

E rëndë në Itali/ Babai vret të birin 7-vjeçar dhe i fsheh trupin në dollap, pas tij tentoi të vriste edhe gruan e tij në prag divorci

Autori, Davide Paitoni

Itali-  40-vjeçari Davide Paitoni, i cili ishte me arrest shtëpie, festoi natën e ndërrimit të viteve me djalin e tij të mitur Daniele, 7 vjeç. Paitoni ishte në prag divorci me gruan e tij, ai vuante dënimin pasi theri me thikë pas shpine një koleg në fund të nëntorit. Megjithatë, krahas dënimit të tij, vogëlushi e kaloi natën e ndërrimit të viteve pranë të atit, ku gjeti edhe vdekjen tragjike.

Daniele i vogël u gjet në dollapin e shtëpisë së babait të tij të arratisur, i vrarë me thikë. Në trupin e tij u gjend një shënim i cili thoshte: ‘E kam lënduar Danielen, mos shiko në dollap’. Pas masakrës, autori niset drejt së ëmës së fëmijës e cila siç u theksua, ishin në prag divorci. Paitoni ishte nisur drejt ‘Gazzada Schianno’, me të njëjtin qëllim, të vriste bashkëshorten e tij. Ajo mori goditje të shumta në fytyrë, bark e shpinë, por falë ndërhyrjes së autoriteteve gruaja u shtrua në spitalin më të afërt jashtë rreziku për jetën. Në momentin që autoritetet zbuluan se me çfarë qëllimesh ishte nisur 40- vjeçari, filluan të investigonin për Danielen dhe kapjen e autorit.

Kërkimet për gjetjen e Paitonit, i cili u arratis menjëherë pasi tentoi të vriste gruan e tij, vazhduan gjatë gjithë natës. Davide Paitoni u arrestua mëngjesin e së dielës (3 janarit) në Viggiu teksa po përpiqej trë arratisej drejt Zvicrës me automjetin e tij tip ‘Golf’. 40-vjeçari ka tentuar t'i arratiset ushtarakëve, duke përplasur makinën e policëve si dhe ka tentuar të arratiset në këmbë drejt një pylli. Pikërisht në zonën e pyllëzuar të Colle San'Elia, Paitone u ndalua, ndërsa ai ishte ende i armatosur me thikë. Dyshohet se ka qenë e njëjta armë e ftohtë që ka përdorur për të vrarë djalin e tij dhe plagosur gruan e tij.

Daniele ishte me të atin për të kaluar Vitin e Ri, hetimet e para mjeko-ligjore konfirmuan se vrasja daton në pasditen e 1 janarit, përpara se ai të dilte nga shtëpia për të shkuar të godiste me thikë ish-gruan e tij, duke u shtyrë për ta takuar me justifikimin të kthimit të fëmijës. Urdhri i arrestit është dhënë në prani të pistave “shumë të rënda” të tij, lidhur me rrezikun e arratisjes dhe rrezikun e subjektit, i cili kishte një dozë kokaine në makinë dhe ende ecte i armatosur me thikë. Në përfundim të formaliteteve, Paitoni do të transferohet në burgun e Vareses.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione