E rëndë në Itali, shqiptari vret gruan! Vetëdorëzohet në Prokurori disa orë pasi ishte shpallur në kërkim

E rëndë në Itali, shqiptari vret gruan! Vetëdorëzohet në Prokurori disa orë pasi ishte shpallur në kërkim

Viktima dhe bashkëshorti i saj

ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bolzano të Italisë. Alexandra Elena Mocanu me origjinë rumune 35 vjeç është vrarë nga burri i saj shqiptar. 35-vjeçarja u vra në banesën e saj në Bolzano ku jetonte prej kohësh dhe punonte si banakiere.

Autoritetet italiane pas kësaj u vunë në lëvizje menjëherë në kërkim të bashkëshortit të saj Avni Mecjes, i cili u vetëdorëzua në Prokurori ditën e sotme pas disa orëve.

Trupi i viktimës u gjet në banesën e saj pasi të afërmit e burrit të saj lajmëruan policinë ndërsa shtuan se Mecje i kishte thënë se ishte në kërkim. Fillimisht dyshohej se ishte larguar drejt Shqipërisë pas krimit të rëndë. Sipas mediave të huaja dyshohet se autori ka vrarë gruan e tij për shkaqe xhelozie, por ende nuk dihet dinamika e plotë e ngjarjes.

Trupi i pa jetë i Alexandra Elena Mocanu u gjet dje në shtëpinë e saj në "Viale Trieste 42". Për të përcaktuar shkaqet e vdekjes do të priten rezultatet e autopsisë, e cila do të kryhet në orët e ardhshme. Sipas asaj që është rikonstruktuar deri tani, vrasja daton disa orë para zbulimit, ndoshta mbrëmjen e së shtunës . 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:43
Vrau gruan dhe i fshehu trupin për 2 ditë, vetëdorëzohet në polici 49-vjeçari shqiptar! Fqinjët: Grindeshin shpesh! Kemi dëgjuar britma

Viktima dhe Avni Mecje

Avni Mecje, bashkëshorti i 35-vjeçares rumune, e cila u gjet dje e vdekur në shtëpinë e saj në kryeqytetin e Tirolit Jugor, është paraqitur në Prokurorinë e Bolzanos. Ai u vetëdorëzua, disa orë pasi autoritetet nisën kërkimet për të. Sipas mediave të huaja dyshohet se autori ka vrarë gruan e tij për shkaqe xhelozie, por ende nuk dihet dinamika e plotë e ngjarjes së rëndë.
Trupi i rumunes Alexandra Elena Mocanu u gjet dje në shtëpinë e saj në "Viale Trieste 42". Për të përcaktuar shkaqet e vdekjes do të priten rezultatet e autopsisë, e cila do të kryhet në orët e ardhshme. Sipas asaj që është rikonstruktuar deri tani, vrasja daton disa orë para zbulimit, ndoshta mbrëmjen e së shtunës . 

Hetimet nga Prokuroria dhe Policia, të koordinuara nga prokurorja Claudia Andres u fokusuan menjëherë te bashkëshorti i gruas që Avni Mecja, një shtetas shqiptar 49-vjeçar, i cili thuhet se i ka telefonuar vëllait të tij të shtunën për t'i thënë se duhej të ikte pasi ishte në kërkim, dhe ishte pikërisht kjo telefonata që e 'nxori zbuluar' si autorin e dyshuar të krimit. Ishin pikërisht të afërmit e burrit që të ngritën alarmin dhe të treguan për telefonatën.

Kur u përhap lajmi, disa fqinjë shkruan në rrjetet sociale se shpesh i dëgjonin të dy duke u grindur, ndonjëherë edhe me britma të saj. Çifti jetonte në katin e pestë të një pallati jo shumë larg qendrës dhe mesa duket nuk kishte shumë marrëdhënie me banesat e tjera. Alexandra punonte në një lokal brenda qendrës tregtare Centrum, në via Galvani.

 Alexandra portretizohet si një grua punëtore gjithmonë e disponueshme dhe e pëlqyer. Ndërkohë, edhe politika lokale është e tronditur për atë që ndodhi: “Sot Bolzano është më i trishtuar. Dhimbje dhe zemërim. Një tjetër grua u vra. Një tjetër femicid i papranueshëm”, nënvizon këshilltarja bashkiake për Mundësi të Barabarta Chiara Rabini. “Duhet të sigurohemi që para së gjithash të jetë një betejë e bërë nga ne burrat kundër dhunës ndaj grave. Pa ndihmën tonë, çdo përpjekje nuk do të jetë kurrë adekuate”, bën jehonë këshilltari për politika sociale Juri Andriollo. Pasdite edhe kryebashkiaku Renzo Caramaschi foli: “Nuk ka asnjë arsye emocionale apo krize për të marrë një jetë. Nuk ka dashuri dhe respekt në këtë sjellje. Shpresoj që personi përgjegjës të merret dhe të ketë kohë të pendohet për këtë tmerr”, tha ai.

Ora 10:19
Vrau gruan në Itali dhe u arratis drejt Shqipërisë/ Telefonata që ‘nxori zbuluar’ autorin, dyshohej se ishte xheloz për bashkëshorten

1666599584_avnimecje.jpg

Mediat italiane kanë nxjerrë detaje të reja në dritë për krimin e rëndë që ka ndodhur në Viale Trieste në Bolzano të Italisë. 42-vjeçari shqiptar i cili është i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij dyshohet se e ka vrarë për arsye xhelozie.

Avni Mecje, 42 vjeç vrau Alexandra Elena Mocanun, 35 vjeç, me origjinë nga Rumania.

Sipas mediave, vrasja dyshohet të ketë ndodhur pasi shqiptari ishte xheloz për gruan e cila punonte banakiere në një lokal në zonën ku dhe jetonin.

G.MO/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eric: 24/10/2022 12:05

    Katunar muti me vra gruan kot shiko qa surrati ka ishalla e lajn sakat ne burg si ate shqiptarin tjeter qe ngeli invalid nga nje boksier runun

    Përgjigju
  • Pepinua: 24/10/2022 10:58

    Nuk thone kote: donne e buoi dai paesi tuoi. Ce deshe gruan rumune mor i gjore kur mentalitetin e ke anadollak? Ty te duhej nje grua qe ta burgosje ne shtepi dhe mundesisht te dilte e mbuluar me burka qe mos ta shihnin te tjeret.

    Përgjigju
    • Lushka: 24/10/2022 11:47

      Hahahah e kishte fixim ndjese paste ajo Po ky anadollak si te gjithe ne shqiperine e bukur...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin