Trupi i pajetë i një 72-vjeçari shqiptar të identifikuar si Shefki Kurti u gjet i copëtuar në Itali. Kurti jetonte në Badia Polesine, ndërsa trupi i tij u gjet në qese plastike i hedhur pranë lumit Adigetto.
Për herë të parë u zbuluan shenjat e para të këtij krimi makabër të enjten e kaluar rreth orës 8 të mëngjesit. Punonjësiut e mirëmbajtjes së lumit panë që ishte hedhur në një cep këmba e tij e mbajtë. Ndërsa pasdite u zbulua poshtë urës në Adigetto se trupi, koka dhe krahët ishin hedhur në 4 qese plastike.
Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes ndërsa deri më tani dihet se shqiptari ishte pensionist dhe i martuar.