Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot (25 Dhjetor) në Tiranë, teksa një person ka përfunduar në spital.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:55, në Kamëz, ku Sh.P, rreth 55 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia.
Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, njofton policia e kryeqytetit.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.