Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Nevicisht të bashkisë Korçë.

Sipas raportimeve të gazetarit Armando Braho nga Korça për Report Tv, në kontakt me energjinë elektrike ka qenë 64 vjeçarja me iniciale I.D. 

E moshuara është transportuar në spitalin e Korçës dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Ambulanca dhe policia janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Priten detaje të tjera në vijim.