Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vitisë në Kosovë, ku një 17-vjeçar ka vdekur pasi është goditur disa herë me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45, moment kur shërbimet e urgjencës kanë marrë njoftimin për plagosjen e një të riu me thikë.
Sipas policisë 17-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, por nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra.
Për pasojë është arrestuar dhe autori i dyshuar me iniciale A.H, i cili është bashkëmoshatar i viktimës.
Policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të sherrit mes dy të rinjve.