KOSOVË- Pushimet për festat e fundvitit janë kthyer në një tragjedi për familjen Zuka në Kosovë.

 Kryefamiljari ka vrarë mbrëmjen e këtij 30 dhjetori gruan, 2 djemtë dhe më pas veten. Autori është identifikuar si Fetah Zuka, e ndërsa viktimat Makfire Zukan dhe dy djemtë e tij, Arbër dhe Hamdi Zuka.  Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Kosovës, ku familja ishte kthyer për pushime nga Zvicra. Mendohet se shkak është bërë një konflikt që çifti ka pasur që në Zvicër.

Banorët shprehen të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë, teksa përshkruajnë autorin si një njeri shumë të qetë. Nga raportimet paraprake mësohet se babai ka qëlluar fillimisht gruan, ndërkohë që djali tjetër ka tentuar që të ikë, po që nuk ka arritur t’u shpëtojë plumbave. Më pas, Zuka ka qëlluar djalin tjetër dhe në fund ka vrarë veten.

1609357894_1609357347kosov.jpg

Shtëpia e familjes Zuka, ku ndodhi krimi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:52
Dalin fotot/ Këto janë 2 djemtë që u ekzekutuan nga babai i tyre në Kosovë

1609361958_HamdidheArbrZuka.jpg

Hamdi dhe Arbër Zuka

Ky është Arbri dhe Hamdi Zuka, 2 të rinjtë të cilët u vranë mbrëmjen e kësaj të mërkure nga babai i tyre në Kosovë.

Ora 20:47
Detaje të reja nga vrasja në Kosovë/ Babai qëlloi fillimisht dy djemtë, pastaj gruan! Kishin ardhur për festa në atdhe (EMRAT)

1609357574_1609357347kosov.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Kosovë ku burri ka vrarë gruan, 2 djemtë dhe më pas veten. Mësohet se autori është identifikuar si Fetah Zuka, teksa kanë mbetur viktimë Makfire Zukan dhe dy djemtë e tij, Arbër dhe Hamdi Zuka.

Trupat e pajetë të viktimave ende nuk janë nxjerrë nga shtëpia e tyre dhe po presin ekipet e mjekësisë ligjore për të bërë ekzaminim e trupave të viktimave.

Të njohurit e familjes e kanë përshkruar Zukën si një njeri të qetë dhe janë shokuar nga lajmi. Po ashtu nga raportimet e para mësohet se babai fillimisht ka qëlluar djalin, ndërkohë që djali tjetër ka tentuar që të ikë, po që nuk ka arritur t’u shpëtojë plumbave. Më pas që ai ka qëlluar bashkëshorten dhe më pastaj edhe veten, për arsye që nuk dihen. Familja ishte emigrantë dhe ishte kthyer për festat e fundvitit në Kosovës.