E rëndë në Kosovë/ Të shtëna me armë në një lokal, humbin jetën 2 persona! Autor dyshohet djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar në Klinë

E rëndë në Kosovë/ Të shtëna me armë në një lokal, humbin jetën 2 persona! Autor dyshohet djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar në Klinë

Foto nga vendi i ngjarjes

Kosovë-Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri pasditen e sotme, në ambientet e një lokali në Klinë, Kosovë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 17:17 në sheshin “Mujë Krasniqi” të këtij qyteti. Njëri nga viktimat raportohet se ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri vdiq në spital.

Në mediat në Kosovë është publikuar edhe një foto e autorit, i cili dyshohet se ai është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar në Klinë, 21-vjeçari Adrian Hoti. Ai është arrestuar mbrëmjen e sotme, nën pretendimin e autorësisë së vrasjes së dyfishtë.

Më herët, zëdhënësi i policisë për rajonin Pejës, Fadil Gashi, njoftoi se është arrestuar një i dyshuar lidhur me ngjarjen.

“Rreth orës 17:17 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë. Një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Klan Kosova.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

1731524136_12.jpg

Foto: Një nga viktimat në lokalin ku ndodhi ngjarja

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:26
Të shtënat me armë i morën jetën 2 personave, publikohet fotot e autorit! Dyshohet se është djali i ish-kandidatit të LDK-së

1731531918_AdrianHoti.JPG

Në mediat e Kosovës ka nisur të qarkullojë një foto dhe identiteti i autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë, mbrëmjen e sotme.

Dyshohet se ai është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar në Klinë, 21-vjeçari Adrian Hoti.

Ai është arrestuar mbrëmjen e sotme, nën pretendimin e autorësisë së vrasjes së dyfishtë në ambientet e një lokali në Klinë.

Xh.K/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kasapi: 14/11/2024 04:59

    TE KISHTE VRARE NJA 100 VETA ,,QE TE ZENE MEND TE TJERET,,,PAK KA VRARE 2...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Iranit flet në telefon me presidentin Putin, në fokus zgjidhja e situatës në Siri! Turqia: Assad duhet të dialogojë me opozitën në vend

Presidenti i Iranit flet në telefon me presidentin Putin, në fokus zgjidhja e situatës në Siri! Turqia: Assad duhet të dialogojë me opozitën në vend