E rëndë në Kukës, 6-vjeçari qëllohet me çifte gjahu nga fqinji i tij

E rëndë në Kukës, 6-vjeçari qëllohet me çifte gjahu nga fqinji i tij

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Kodër Lumë në Kukës, pasi një i moshuar 75-vjeçar ka qëlluar aksidentalisht fqinjin e tij 6 vjeç, duke e lënë të plagosur.

I mituri është dërguar menjëherë në spital për mjekim dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori me iniciale H.D., është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve procedurale.

Autoritetet kanë sekuestruar dhe armën e gjahut çifte me të cilën është qëlluar ndaj të miturit 6-vjeçar.

"Kukës/Informacion paraprak

Në fshatin Kodër Lumë, shtetasi H. D., 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë gjahu çifte, një shtetas 6 vjeç (fqinji i tij), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, shtetasin H. D., për kryerjen e veprimeve procedurale.

Arma e gjahut çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?