Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Maliq. Një banesë është përfshirë nga flakët dhe për pasojë ka ndërruar jetë një 85 vjeçare.

Mësohet se S.N., ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë. Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Shkaqet dhe rrethanat e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa vijojnë hetimet.