E rëndë në Nju Jork, gjyshja ‘harron’ mbesën 14 muajshe për 8 orë në makinë! Ndërron jetë foshnja

E rëndë në Nju Jork, gjyshja ‘harron’ mbesën 14 muajshe për 8 orë në makinë! Ndërron jetë foshnja

Qirinjtë e ndezur për vogëlushen

NJU JORK- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Nju Jork ku ka humbur jetën një foshnje 14 muajshe. Mediat e huaja raportojnë se foshnja u la në makinën për 8 orë në sedijen e pasme nga gjyshja e saj e cila e kishte harruar brenda.

54-vjeçarja harroi të linte beben në ambientet e kujdesit ditor para se të shkonte në punë. Kur mbaroi punën dhe shkoi për të marrë foshnjën, kuptoi që kishte lënë beben në automjetin e saj gjatë gjithë turnit.

"Përafërsisht tetë orë më vonë, gruaja shkoi për të marrë fëmijën në kujdesin ditor, që ndodhet në Redwood Lane në Smithtown, dhe kuptoi se e kishte lënë fëmijën në automjetin e saj," tha policia.

Ky është rasti i 15-të që ndërron jetë këtë vit për shkak se i harrojnë në automjete, në Nju Jork.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër