Qindra persona protestuan sot në New York, para fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Me pankarta në duar, protestuesit pro-palestinezë duke e cilësuar Netanyahun si një kriminel lufte, ata kërkonin që kryeministri Izraelit të mos lejohej të mbante fjalim në OKB.

Departamenti i Policisë së Qytetit të Nju Jorkut (NYPD) ka arrestuar rreth 100 persona që po protestonin kundër Netanyahut dhe dhunës së vazhdueshme izraelite në territoret palestineze, jashtë ndërtesës së Kombeve të Bashkuara.

Ylli i Hollivudit, aktorja Susan Sarandon, ishte midis 100 personave të arrestuar, përfshirë figura të shquara politike dhe personazhe të famshëm të Nju Jorkut, të cilët u shoqëruan në Komisariat nga Policia, teksa po protestonin kundër Netanyahut.

Kryeministri izraelit ka mbajtur fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pak pas Presidentit palestinez Mahmoud Abbas.


Lajmi kryesor:

OKB/ Presidenti palestinez: S’do e braktisim tokën tonë! Netanyahu pritet me protesta brenda dhe jashtë sallës: Nëse nuk do ta kisha sulmuar Iranin, të gjithë do të ishim të vdekur!