Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Leshnicë të Pogradecit, ku një 16-vjeçari i ka shpërthyer granata në dorë.Mësohet se i plagosuri me inciale E.Ç ka qënë duke luajtur në afërsi të ish-repartit Ushtarak në këtë zonë ku aksidentalisht i ka shpërthyer granata duke i gjymtuar dorën.
16-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën mjekësore. Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Komento