POGRADEC- Malli për të ëmën mendohet të jetë arsyeja që ka shtyrë një 12-vjeçare në fshatin Buzaishtë të Pogradecit t’i japë fund jetës së saj në një kasolle pranë shtëpisë. E mitura që u vetëvar këtë të martë, jetonte me babanë, njerkën dhe fëmijët e të atit nga martesa e dytë. Divorci i prindërve të saj dyshohet të ketë rënduar psikologjisht të miturën e cila sipas të afërmeve e kishte takuar të ëmën vetëm 1 herë pas 5 viteve mungesë të saj.
Pas lajmit tronditës, Report Tv shkoi edhe në banesën e së miturës, nga ku për shkak të dhimbjes ende të freskët, familjarët nuk u prononcuan, por mundëm të hidhnim dritë nga të afërmit e saj.
Ramazan Çela u prononcua për Report Tv ku theksoi se vajza nuk ishte rritur në një familje problematike, madje ishin shumë të nderuar në zonë. I afërmi dyshonte se ishte mungesa e nënës së saj ajo që mund ta ketë shtyrë t’i jepte vetes një fund tragjik. Ai tregoi se kur takoi të bijën, i ati i vajzës ishte lutur që të rrinte me vajzën, por kjo e fundit kishte refuzuar. E mitura jetonte në një banesë me njerkën, babanë dhe 2 fëmijët e tij nga martesa e dytë.
“Them ngaqë kishte nënën të larguar, e takoi vetëm 1 herë këtë behar, ka 4-5 vjet e larguar, këtë behar para dy muajsh e takoi, e kërkoi. Nuk e di ka ikur, ju lut ky(babai i vajzës)për ta marrë po ajo(nëna e vajzës) nuk donte, jo nuk jetoj këtu. Nuk ka pasur asnjë shqetësim, shkonte për bukuri, nuk i ndihej zëri fare. Me vëllezërit dhe motrat e tjera shkonte mirë shumë ajo rriti dhe 2 të tjerë.”- tha Çela për Report Tv.
Sipas burimeve nga policia, vajza e mitur ndodhej e vetme në banesë në momentin që ka ndërmarrë aktin tragjik. Rreth orës 14:10 ishte gjyshja e vajzës që pa mbesën e vetëvarur. Më tej njoftoi fqinjët dhe policinë. Policia thotë se nga hetimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 12-vjeçares, ndërsa grupi hetimor pritet të zbulojë se çfarë e shtyu të miturën që të shkojë drejt këtij vendimi tragjik.
Burime zyrtare thonë se dyshojnë se vajza ishte e rënduar psikologjikisht prej kohësh për shkak të divorcit të prindërve të saj.
Raportoi për Shqiptarja.com dhe Report Tv, gazetari Armand Braho
Gazetari i Report Tv, Armand Braho ka shkuar këtë të martë në banesën e familjes së 12-vjeçares e cila u vetëvar sot në Buzaishtë të Pogradecit.
I afërmi i viktimës ka zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë ku sipas tij vajza kishte vite larg nënës së saj pasi prindërit i kishte të divorcuar. Këtë verë pas 5 vitesh ishte takimi i tyre i parë gjë që mendohet të ketë rënduar psikologjisht vajzën e cila vuante mungesën e nënës së saj.
“Në orën 2 më merr vëllai në telefon dhe më thotë kështu ajo mbesa është varur. Çfarë thua i thashë bre, se nk kishte ndonjë gjë të ankohej se ishim familje e mirë.
Duheshin, i mbante mirë. Sot ndjemë lajmin e hidhur.
E kishte gjetur e gjyshja bashkë me të ëmën(njerkën)që ka aty, ato e kishin kërkuar se kishin prerë njëcik dushk për kecat, kur ajo.. ajo ishte varur atje ku i shtihet dushk kecave.”- tha ai.
I afërmi shton se viktimës tregon se e vetmja brengë që mund të kishte 12- vjeçarja që vrau veten ishte fakti që nuk e shihte të ëmën. Sidoqoftë ai thekson se vajza u rrit në një familje pa probleme.
“Jetonte me babanë me të ëmën (njerkën). Shkonte në klasë të 7 më duket, mësonte ishte shumë e mirë, pa probleme. Unë nuk e di çfarë mund ta ketë shtyrë, nuk jam në brendësi unë kur e mora vesh më erdhi shumë keq, thashë po si... se nuk dëgjonim gjë të grindeshin.- tha i afërmi, Ramazan Çela.
Them ngaqë kishte nënën të larguar, e takoi vetëm 1 herë këtë behar, ka 4-5 vjet e larguar, këtë behar para dy muajsh e takoi, e kërkoi. Nuk e di ka ikur, ju lut ky(babai i vajzës)për ta marrë po ajo(nëna e vajzës) nuk donte, jo nuk jetoj këtu. Çupen vetëm këtë behar etëm 1 herë e ka takuar dhe kaq . Ndihem shumë keq, se nuk është njeri i madh edhe.. diti të....
Nuk ka pasur asnjë shqetësim, shkonte për bukuri, nuk i ndihej zëri fare. Me vëllezërit dhe motrat e tjera shkonte mirë shumë ajo rriti dhe 2 të tjerë.
Gjyshi dhe gjyshja e donin shumë, ata bënë çmos që e mbajtën ta rrisnin me shumë dashuri mirëpo ja që sdel, s'vete atje ku duhet.”- përfundoi ai.
Edhe burime zyrtare nga policia konfirmojnë të njëjtën gjë, sipas tyre dyshohet se vajza kishte mërzitje prej kohësh për shkak të divorcit të prindërve të saj.
-
PER MUA NUK ESHTE VETVARUR...NJE FEMIJE 12 VJECE NUK DI SE SI TE VARET. DUHET HETUAR MIRE
Përgjigju -
Ja qe zoti u jep gabimisht femije edhe atyre qe nuk e meritojne. Dhimbje per vajzen e pafat.
Përgjigju -
Kushdo qe ka qene shkaktar ne kete ngjarje duhet te marre denimin e duhur.Ne fund te fundit nje femije ishte,mallkuar personat qe i shuan endrrat,uf....
Përgjigju -
Qofte e zotit dhe u prefte ne paqe! Shikojeni mire ate kasolle, sepse eshte Shqiperia e vertete dhe jo ajo "turistike" e monstres me te ndyre komu-enveriste Rama dhe organizates se tij te djajve te kuq.
Përgjigju -
Lajm I tmerrshem. Thuhet qe nuk kish arsye te vriste veten. Ajo ka patur arsye, dhe te fort. Shtetl duhet te kerkoj e ta gjeje arsyen. Si e trajtonte i jati, njerka, kishurinjt? Kush shkonte shpeah ne shtepi? Dikush I ka thene askush nuk te done ty, pse dikush ka abuzuar me te. Mallkuar qofsht kushdo qe ka cuar nje femij ne vetvrqsje.
Përgjigju -
prandaj nuk ndahen prinderit..
Përgjigju -
Dheu i lete qoft mbi varr. Qofsh e parajses. Nje fmi te shkoi ne kete xhendje me vjen shum keq. Ngushullimet e mia
Përgjigju -
Ah sa lajm i trishtuar! Ahhh sa keq qe me vjen! 12 vjece ! Ah sa keq, sa keq! Nuk e di, me keputet shpirti!
Përgjigju -
Ndoshta i ka kerku te jemes ta merte ajo ska pranuar dhe gjendja psikologjike e ka ber kete , me mir te mos e kishin takuar fare sesa e ben gjynaf i madh ,zoti e di cfar ka ndodh ne te vertet
Përgjigju-
Ose mund tja kishin bërë jetën ferr në atë shtëpi ku jetonte kjo, dhe nuk e linin të ikte tek e ëma.
-
-
Ngushëllime Familjes "Sa lajmi kobëshëm për një vogëlushe kaq te njomë, Zoti e mëshiroft shpirtin tënd,Dhe E dënoft Atë dorë,Atë fjale,Atë gojë Që të helmoj zemrën e shpirtin,Ne ketë Botë edhe në tjetrin mos gjetshin Qetsi Ata mizore prej Djalli kush Do Që të Jenë.....
Përgjigju-
E tmerrshme, Mallkuar qofshin ata qe e cuan ne kete gjendje. Cfaj ka ky engjell ngaqe prinderit sdine te rrisin edukojn nje femije
-
-
Prindërit janë të divorcuar dhe vajza jetonte me babanë, njerkën dhe gjyshen.
Përgjigju -
E tmerrshme!!! Pse o engjell i vogel tu keput jeta kaq e vogel. Pa fjale ,vetem dhimbje nga ky lajm!
Përgjigju -
Si është e mundur që të vetvaret një fömij…? Bese nuk është inscenuar nga një dorë e shëmtuar…!
Përgjigju-
FIKS FARE...
-











Komente
Komento