QERRET- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte, ku 4 turistë, 2 burra dhe 2 gra, janë gjetur të vdekur, brenda një saune në hoteln me 5 yje "Gloria" në Qerret të Kavajës. Mësohet se janë gjetur të vdekur Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkova, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, të afërm me njëri-tjetrin. 

Report Tv mëson nga burimet, se turistët, kanë qëndruar në sauna më shumë nga sa lejohet dhe janë asfiksuar, e ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për të mësuar nëse viktimat ishin nën efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike.

4 turistët kishin mbërritur në Shqipëri para një jave së bashku me një grup tjetër. Kanë qenë këto të fundit të cilët kanë vënë re mungesën prej një kohe të gjatë të shokëve të tyre dhe kanë ngritur alarmin. Më pas, kanë nisur kontrollin në hotel dhe kanë gjetur 4 turistët të vdekur në sauna. Report Tv me gazetarin Aldo Mustafa ka qenë mbrëmjen e sotme në vendin e ngjarjes, teksa pritet marrja në pyetje e turistëve të tjerë si edhe këqyrja e kamerave të sigurisë, çka mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë ku humbën jetën 4 persona. Ndërkohë që janë shoqëruar në polici edhe punonjës të hotelit.

Për këtë ngjarje të rëndë është njoftuar edhe Ambasada Ruse, e ndërsa Policia dhe Prokuroria e Tiranës janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:29
Ngjarja e rëndë në Qerret, identifikohen 4 turistët rusë u asfiksuan në saunën e hotelit

 

Policia ka identifikuar 4 turistët rusë që vdiqën nga asfiksimi në saunën e hotelit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:20, në Qerret. Viktima kanë mbetur shtetasit rus Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ora 23:24
Ky është hoteli luksoz, ku u gjetën të vdekur 4 turistët rusë

1634332809_page.jpg

4 turistët rusë humbën jetën në saunan e një hoteli luksoz pasi qëndruan më shumë se ç'duhet duke u asfiksuar. 2 bura dhe 2 gra u gjetën të vdekur brenda saunës së hotelit luksoz në Qerret të Kavajës. Hotel 'Gloria' është një hotel luksoz me 5 yje dhe është hapur në 2019.