Një grua nga Çikago akuzohet se ka mbajtur trupin e pajetë të nënës së saj në frigorifer për gati dy vjet, ndërsa jetonte në një apartament aty pranë. Sipas mediave të huaja, 69-vjeçarja Eva Bratcher u paraqit në gjykatë të enjten dhe mbi të rëndojnë akuzat e fshehjes së vdekjes së nënës së saj 96-vjeçare dhe posedimit të një identiteti të rremë.
Policia e Çikagos arrestoi Bratcher të mërkurën pasi zyrtarët thanë se trupi i Michalski u gjet gjatë një kontrolli të mirëqenies në një apartament ku ajo jetonte në lagjen Portage Park të qytetit. Gjatë kontrollit të kërkuar nga një anëtar i familjes, policia tha se e gjeti trupin e Michalski brenda një frigorifer në një garazh.
Hetuesit besojnë se ajo vdiq në mars 2021. Shkaku dhe mënyra e vdekjes së saj nuk do të përcaktohen derisa trupi i saj të shkrihet. Ajo ka dënime të mëparshme për falsifikim sipas Chicago Sun-Times dhe po përpiqen të përcaktojnë nëse 69-vjeçarja po mblidhte përfitimet e sigurimeve shoqërore të nënës së saj. Rasti i tmerrshëm ka dalë në dritë kur vajza e 69-vjeçares ka humbur kontaktin me gjyshen dhe ka kërkuar nga autoritetet policore që të kontrollojnë shtëpinë e gruas fatkeqe. Të dhënat e gjykatës tregojnë se Bratcher do të dalë në gjykatë më 21 shkurt.

Komente

