SHKODËR - Pakujdesia e prindit për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një fëmije 5-vjeçar në lagjen 'Skenderbeg' të Shkodrës, ku teksa udhëtonte në makinë me babanë tij, 5-vjeçari S.Kurtaj ka hapur xhamin e dritares së pasme dhe ka rënë në rrugë pranë vendit të quajtur Ura e Bardhajve. Ndërkohë babai i 5-vjeçarit, Hilmi Kurtaj nuk e ka vënë re djalin e tij që kishte rënë nga makina dhe ka vijuar udhëtimin me 3 fëmijët e tjerë që ishin në makinë.
Ka qenë një shofer i rastit me një automjet tip 'Benz' i cili ka gjetur 5-vjeçarin në gjendje kritike për jetën në mes të rrugës, ku më pas e ka marrë dhe e ka transportuar në urgjencën e spitalit të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Pak minuta më pas babai 50-vjeçar ka kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe ka mësuar së fëmijën e ka në spitalin e Shkodrës ku ka shkuar për të mësuar mbi fatin e tij. Ai ka thënë se nuk e ka ndjerë se fëmija i kishte rënë nga makina dhe kështu kishte vazhduar rrugën për disa kilometra.
Ndërkohë mjeku i Urgjencës së Spitalit të Shkodrës është shprehur se fëmija është në reanimacion dhe ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës. Deri tani po mbahet nën vëzhgim intensiv të mjekëve dhe nuk mund të thuhet nëse e ka kaluar ende rrezikun për jetën.
Mjeku i Urgjencës në Shkodër është shprehur se fëmija 5-vjeçar i cili ra nga xhami i pasmë i makinës së babit të tij është në gjendje të rëndë dhe është futur në reanimacion, pasi ka marrë dëmtime në pjesën e pasme të kokës.
Mjeku Astrit Lahi është shprehur se është herët për të thënë nëse e ka kaluar gjendjen kritike për jetën, megjithatë mjekët po bëjnë ekzaminimet e nevojshme herë pas here për të parë gjendjen e tij.
"Gjendja e fëmijës është praktikisht e rëndë si pasojë e një traume. Pa koshiencë, ishte gjendur nga qytetarët në rrugë. Kishte plagë në pjesën e pasme të kokës dhe me çrregullime të frymëmarrjes. Është në egzaminime në vazhdimësi. Për momentin është në reanimacion. Është herët me fol, se paraqet shenja. E sollën qytetarët të rrëzuar. Nuk kishin as informacion për të. Është paraqitur edhe i ati i cili na ka thënë se ka rënë nga xhami i pasmë. Dëmtimin fëmija e ka pas koke' tha Shefi i Urgjencës, Astrit Lahi.

Babai i fëmijë 5 -vjeçar që ra nga xhami i pasmë i makinës, ka shkuar menjëherë në spitalin e Shkodrës, për të marrë vesh mbi djalin e tij.
Ai është shprehur se nuk e ka ndjerë fare se fëmija i ka rënë nga makina dhe ka vijuar rrugën. Ndër të tjera babai 50-vjeçar Hilmi Kurtaj është shprehur se në makinë përveç djalit 5-vjeçar, S.Kurtaj udhëtonin edhe 3 fëmijët e tjerë të tij.
-
e shpeofte ZOTI
Përgjigju -
Po lene mar robin se se ka hedh me dor t'vet..mas i raft kujt, e s'thoni shyqyr qe ka pshtu,po ju jeni njrz negativa pfff
Përgjigju -
Lereni tjetrin ore komentuesa "te persosur" ne hallin qe e ka zene...
Përgjigju -
O Zot ki meshire shpetoje femijen e pafajshem! Po njerezit e tjere cfare nuk bejne te jene mundesine te behen prinder, dhe ky nuk kishte vetem 1 femije te pa siguruar me rrip por edhe 3 te tjere me vete. I lashte Zoti familjen! Njerez te tille nuk e meritojne te jene prinder nuk e kane idene cfare fati ju ka dhene Zoti. Ishallah shpeton femija
Përgjigju -
O Zot shpetoje djalin e vogel!
Përgjigju -
keka kompletu shkodra edhe mr. Bean! ikyt qytet e ka lakmi edhe hollywood...ec aty ta marrsha
Përgjigju -
A është arrestuar ai ”baba”idiot, policia duhet ta arreston at njeri...!!!
Përgjigju -
Dhente Zoti shpeton femija! Per te jatin cfare te thuash, nje kefshe qe drejton makinen!
Përgjigju -
ka dicka qe nuk shkon ketu....po femijet e tjer nuk e kan pa qe vllai ka rene nga dritarja???policia duhet te hetoj
Përgjigju-
ke te drejt
-
-
Ky mashkull nuk e meriton emrin babe,hajde dru me pre.Ketij ash gjynaf me i dhane buk gruni te lodhesh te harxhosh korent,transport,me site miellin ketij tja japish kacarrum pa e blu fare.Edhe arusha kur leviz me klysht e vet ne pyll kthen koken herepashere.Zoti e shpetofte femine e pafajshem.
Përgjigju -
Ku i keni serdilet e siguris per femi.apo I shef si ne Afrik
Përgjigju -
Babai debil po e po, po dhe 4 fëmijët e tjerë që nuk i thanë asgjë...
Përgjigju -
Femija pa rryp ne makin.
Përgjigju -
A baballar e baballar legen se nuk I lidhni femijen se peroni ti lidhni ne karriken e tyre dhe ata hapin xhamin dhe .
Përgjigju









Komente
Komento