SHKODËR- Një 67-vjeçar, Hysni Ymeri humbi jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në hyrjen e pallatit ku ai banonte në lagjen “Manush Alimani”. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 10:10 dhe burime nga grupi hetimor thonë për Report Tv se mund të kemi të bëjmë me shpërthim tritoli, por policia në një njoftim paraprak për ngjarjen tha se ka shpërthyer paneli i matësve të energjisë elektrike.

“Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike. Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër”, njoftoi sot policia. 

Pyetur nga Report Tv, OSHEE e mohon dhe thotë se shpërthimi nuk ka ndodhur për shkak të kutisë së matësve në pallat, pasi sahati nuk shpërthen, por shkakton zjarr. Kjo ngre edhe më shumë dyshimet për një atentat të mundshëm dhe lënda palsëse dyshohet se është vendosur në sahatet e energjisë.

Hysni Ymeri jetonte në katin e katërt të pallatit me bashkëshorten, e cila mësohet se ndodhej në spital në momentin e ngjarjes tragjike, pasi është e sëmurë. 67-vjeçari ka qenë duke dalë nga pallati kur ka ndodhur shpërthimi. Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me atentat të organizuar kundër tij. Deri në këto momente nuk rezultojnë të dhëna për një të shkuar të errët të tij me probleme me drejtësinë apo gjakmarrje të mundshme. Dyshimet e hetuesve janë se mund të kemi të bëjmë edhe me ngatërrim të objektivit, duke i lënë vend pistës që shpërthimi me tritol të jetë projektuar për ndonjë tjetër banor të të njëjtit pallat. 

Njësia anti-eksploziv e nisur nga Tirana pritet të caktojë dhe llojin e lëndës plasëse, si dhe nëse kemi të bëjmë më shpërthim të telekomanduar, pra shpërthim në distancë përmes celularit. 

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, duke shkatërruar plotësisht kutinë e matëseve të energjisë në hyrje dhe disa pjesë metalike në shkallë, siç shihet edhe nga pamjet që solli Report Tv. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:35
OSHEE e mohon: Shpërthimi në Shkodër nuk ka ndodhur për shkak të kutisë së sahateve të energjisë

1767004651_shkodrtritol.jpg

OSHEE mohon që shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Shkodër të ketë ndodhur për shkak të shpërthimit të kutisë së sahateve të energjisë.

“Në lidhje me ngjarjen në Shkodër, sipas informacioneve paraprake, informojmë se shpërthimi nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësave në pallat”, deklaroi OSHEE.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Dhjetor, 14:09

    Si ka qenë 2025-a për ju?