Tiranë/ 3-vjeçari humb jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale nga dentisti! Prindërit: I injektuan narkozë me dozë të lartë! Mjeku: Fëmija me problem në zemër, familja firmosi për anestezinë

TIRANE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Brian Spahiu vetëm 3 vjeç humbi jetën tre ditë pasi mori shërbim dentar në klinikën dentare "Splendent" në Rrugën e Kavajës, e cila ndodhet brenda Spitalit të Zemrës, gjithashtu privat.

Mësohet se më 28 shtator, familjarët kishin dërguar fëmijën tek klinika private për të bërë trajtim të dhëmbëve dhe pastrim nga gurëzat, për shkak të dhimbjes muajt e fundit. Pasi iu bë grafi, prindërve iu tha se duhej proceduar në 14 dhëmbë.

Mjekja dentiste që u mor me dhëmbët e vogëlushit, është Ina Xhaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxhos i cili ka injektuar narkozën.

Për shkak të numrit të lartë të dhëmbëve është vendosur të ndërhyhet me narkozë.

'Prej gjashtë muajsh djali shfaqte shqetësime me dhëmbët, kishte shumë dhimbje. Pyetëm kudo mjekë dhe stomatologë për t’ja trajtuar dhe na rekomanduan Roland Xhaxhon si më të mirin. Shkuam dy herë, u konsultuam dhe dentisti na siguroi që nuk do të kishim asnjë problem. Lamë takimin dhe e dërguam djalin rreth orës 10:00, i bënë analizat dhe më pas i bënë anestezinë dhe e vunë në gjumë. Ai ka trajtuar 14 dhëmbë atë ditë dhe fëmija nuk po dilte nga salla. As në orën 12:00  dhe dentisti doli në orën 15:00 dhe në orën 20:10 e morëm djalin. Ngjarja ka ndodhur në datën 28 shtator'- tha daja i djalit.

Familjarët tregojnë më tej se e kishin nxjerrë të voglin nga salla në gjëndje të rënduar.

"Djalin e morëm në gjendje të rënduar, vetëm njëherë i hapi sytë, infermierët na thanë që është më se normale që të ishte në këtë gjendje për shkak të narkozës. Ne nuk marrim vesh dhe iu besuam. E sollëm djalin në shtëpi dhe na dhanë një ilaç, na thanë që mund të kishte pak temperaturë" tregoi më tej daja i vogëlushit. 

 Edhe në shtëpi Brian 3-vjeç nuk është zgjuar dhe kanë telefonuar klinikën, por nuk u kanë hapur telefonin.

Djali u bë akull u zverdh. Nuk na e hapi fare telefononin që të merrnim një informacion për të. Doktoratë e çuan në intubim se është në djali na thanë në gjendje të rëndë. Vazhduan duke hequr narkozën" vijon gjyshi i Brianit.

Familjarët kanë bindje që fëmijës i është injektuar një dozë e lartë narkoze.

"Ditën e dytë na erdhën të gjithë mjekët thirrën edhe Roland Xhaxhon. Vajza e tij është dentiste, kurse ky është mjeku që jep narkozën. Në prezencë të tyre u thash mjekëve se shkaktar për këtë gjendje të djalit është ky. Djali im nuk kishte probleme. Atë e kanë marrë doktorët e spitalit, kanë ndenjur aty kanë filluar problemet. Mjekët na kanë dhënë këtë informacion se shkak është narkoza e tepërt. Ky ishte veprimi që bënë të gjithë mjekët. O burra thanë të heqim narkozën e tepërt" tregon gjyshi.

Mjeku ka dalë me një deklaratë për shtyp përmes të cilës thotë se fëmija kreu në klinikë procedurat dentare nën anestezi të përgjithshme. Për këtë pretendon se ka sqaruar prindërit të cilët kanë firmosur edhe konsensusin. Kjo mënyrë e trajtimit sipas tij u zgjodh si pasojë e një defekti në zemër që kishe djali i mitur. Sipas mjekut, procedura ka qenë e zakonshme, rutinë sipas të gjitha protokolleve dhe pa asnjë problematikë të veçantë. Ndërkaq pretendon se 3 vjeçari kur ka dalë nga klinika ka qenë zgjuar në krahët e të atit.

Familja Spahiu e denoncoi ngjarjen në komisariatin nr 4. Rasti në ngarkim të mjekut Roland Xhaxhos, është referuar në prokurori për veprën penale “neglizhencë në mjekim." Në hetim është edhe mjekja Ina Xhaxho. Po ashtu mësohet se Urdhri i Stamatologut ka nisur verifikimet për këtë rast.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:36
3-vjeçari vdiq pas ndërhyrjes në klinikë, mjeku Xhaxho: Profesionalisht korrekt! Fëmija u vu nën anestezi se ishte operuar nga zemra, familja firmosi! Nga klinika doli i zgjuar

Mjeku anestezist- kardiolog Roland Xhaxho ka reaguar në lidhje me vdekjen e 3 vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën e tij private në Tiranë. Përmes një deklaratë për shtyp teksa i shpreh ngushëllimet familjes mjeku thotë se ka punuar si anestezist reanimator prej më shumë se 40 vjetësh. Ai shprehet se procedura e ndërhyrjes ka qenë sipas protokolleve ndërkombëtare. Aplikimi i anestezisë së përgjithshme, mjeku pretendon se është bërë në dijeninë e prindërve të cilët kanë firmosur edhe konsensusin. Sa i përket fëmijës, mjeku thekson se nga klinika ka dalë i zgjuar në krahët e të atit.

“Fëmija kreu në klinikë procedurat detare nën anestezi të përgjithshme ashtu siç ishim sqaruar me prindërit të cilët janë firmosur edhe konsensusin. Pse u zgjodh kjo mënyrë trajtimi? Sepse djali ka lindur me difekt në zemër për të cilin është operuar rreth 2 vite më parë. Rekomandimi kryesor në këto raste është evitimi i çdo vatre infeksioni te këta fëmijë sepse shkakton infeksione të dhëmbëve të cilat në mënurë absolute duheshin kuruar brenda një seance në mënyrë që të evitohej përhapja e infeksioneve. Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij”, shprehet ai mes të tjerash.

Gjendja e fëmijës sipas mjekut është komplikuar kur fëmija ka qenë në shtëpi dhe më pas është dërguar në ambientet e QSUT-së nga prindërit.

“Në shtëpi, djalit i janë dhënë ilaçet e rekomanduara nga ne, kështu që fëmija patjetër që ka qenë i zgjuar”, deklaron mjeku.

Gjendja e tij shëndetësore u përmirësua ndjeshëm në 24 orët e para, por më pas fatkeqësisht është rënduar, pavarësisht përpjekjeve të pafundme. Unë nga ana profesionale kam bërë çdo gjë të mundur edhe në QSUT bashkë me kolegët e mi, për të shpëtuar jetën e fëmijës. Më vjen sinqerisht keq për djalin, më dhemb zemra sidomos për ata prindër që nuk do e kenë më, por nga ana ime profesionale garantoj që ka qenë në maksimum në çdo moment”.

Deklarata e mjekut Roland Xhaxho

Deklarata e mjekut Roland Xhaxho
Ora 13:32
Ky është Brian Spahiu, 3 vjeçari i cili humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale dentare

Brian Spahiu është djali 3 vjeçar i cili humbi jetën pak ditë psa ndërhyrjes kirurgjikale që iu nënshtruar në një klinikë private dentare.

Familjarët e vogëlushit, i akuzojnë jo vetëm për pakujdesi por edhe për fshehje të ngjarjes.

Guri Spahiu, gjyshi i tre vjecarit, që humbi jetën ditën e tretë pas  ndërhyrjes në gojë për rregullimin e dhëmbëve në klinikën dentare "Splendent" në Rrugën e Kavajës në Tiranës, e cila ndodhet brenda Spitalit të Zemrës, gjithashtu privat nën drejtimin e dr. Roland Xhaxho anestezist dhe kardiolog, tregon gjithcka ndodhi para syve të tyre një javë më parë.

Ora 13:06
Gjyshi i 3-vjeçarit akuza mjekut Roland Xhaxho: Na ka vrarë djalin, do marrim vetë masa nëse s’merr shteti

Gjyshi i 3-vjeçarit, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën private ‘SplentDent’ në Rrugën e Kavajës, në një intervistë për Report Tv tha se mjeku Roland Xhaxho u ka vrarë djalin. Guri Spahiu u shpreh se nëse shteti nuk merr masa do t'i marrin vetë.

‘Nuk u përmend. Djali u bë akull u zverdh. Nuk na e hapi fare telefononin që të merrnim një informacion për të. Doktoratë e çuan në intubim se është në djali na thanë në gjendje të rëndë. Vazhduan duke hequr narkozën. Ditën e dytë na erdhën të gjithë mjekët thirrën edhe Roland Xhaxhon. Vajza e tij është dentiste, kurse ky është mjeku që jep narkozën. Në prezencë të tyre u thash mjekëve se shkaktar për këtë gjendje të djalit është ky. Djali im nuk kishte probleme. Ata e kanë marrë doktorët spitalit, kanë ndenjur aty kanë filluar problemet. Ne kemi bërë denoncimin do ta ndjekim hap pas hapi. Në rast se shteti nuk jep vendimin e duhur ne jemi në gjendje të marrim vetë masat. Na ka vrarë djalin, jo që e vrau por u tregu një kriminel se kërkoi të fshihte ngjarjen. Mjekët na kanë dhënë këtë informacion se shkak është narkoza e tepërt. Ky ishte veprimi që bënë të gjithë mjekët. O burra thanë të heqim narkozën e tepërt. ’- tha gjyshi i 3-vjeçarit.

I afërmi: Nuk do lëmë njeri tjetër që të vdesë në dorë të atij mjeku. Me pak fjalë do u thash e ne kërkojmë se ai mbuloi krimin. Nuk ja falim!

Ora 12:19
‘Djalin e morëm në gjendje të rënduar’, daja i 3-vjeçarit flet për Report Tv: Bënë krim dhe u përpoqën ta mbulojnë  

 

Report Tv ka siguruar dëshminë e dajës së djalit 3-vjeçar, që humbi jetën tre ditë pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për mjekimin e dhëmbëve në një klinikë private.

Sipas dajës së 3-vjeçarit, djali ka dalë në gjendje të rënduar pas ndërhyrjes së gjatë kirurgjikale dhe infermierët kanë qetësuar familjarët duke u thënë se është gjendja e tij është normale.

“Prej gjashtë muajsh djali shfaqte shqetësime me dhëmbët, kishte shumë dhimbje. Pyetëm kudo mjekë dhe stomatologë për t’ja trajtuar dhe na rekomanduan Roland Xhaxhon si më të mirin.

Shkuam dy herë, u konsultuam dhe dentisti na siguroi që nuk do të kishim asnjë problem. Lamë takimin dhe e dërguam djalin rreth orës 10, i bënë analizat dhe më pas i bënë anestezinë dhe e vunë në gjumë. Ai ka trajtuar 14 dhëmbë atë ditë dhe fëmija nuk po dilje as në orën 12 dhe dentisti doli në orën 15:00 dhe në orën 20:10 e morëm djalin. Ngjarja ka ndodhur në datën 28.

Djalin e morëm në gjendje të rënduar, vetëm njëherë i hapi sytë, infermierët na thanë që është më se normale që të ishte në këtë gjendje për shkak të narkozës. Ne nuk marrim vesh dhe iu besuam. E sollëm djalin në shtëpi dhe na dhanë një ilaç, na thanë që mund të kishte pak temperaturë”, tha daja i vogëlushit.

Ndërsa gjendja e 3-vjeçarit është rënduar pasi ka mbërritur në shtëpi, familjarët e shqetësuar e kanë dërguar në spital, ku ka humbur më pas jetën pas 2 ditëve qëndrimi në reanimacion.

“Atë ditë ishte me 38 dhe e dërguam në urgjencë te Pediatria dhe në reanimacion qëndroi dy ditë. Mjekët atje bënë të pamundurën. Problemi është se ai e ka nxjerrë djalin në gjendje kome dhe ata nuk na treguan. Në spital na thanë se nëse do e kishit sjellë më herët do të kishte shpëtuar. Pra ai ka bërë një krim dhe është munduar ta mbulojë”, është shprehur daja i djalit për Report Tv.

Ora 12:10
'Mjeku nuk na hapi telefonin' Flet gjyshi i 3-vjeçarit që ndërroi jetë pas ndërhyrjes në klinikë private

Në një prononcim për median gjyshi i të miturit 3 vjeçar kërkon drejtësi.

“Duam drejtësi. S’ka pas asnjë problem djali.  A mund të ndërhyhet me një fëmijë për të mbushur 14 dhëmbë. Kjo s’ishte gjëja më e rëndë që na ka ndodhur.  Shkuam në shtëpi dhe mjeku na tha s’ka asnjë problem, filloi u zverdh djali. E morëm mjekun në telefon dhe as nuk na hapte as telefonin.

Ndërkohë një i afërm beson se po ti jepej ndihma e parë fëmija do të kishte shpëtuar.

Ora 12:03
3 vjeçari vdes pas ndërhyrjes në dhëmbë në klinikën private! Merret në pyetje dentisti dhe stafi mjekësor

 

Policia ka bërë veprimet e para, është marrë në pyetje mjeku dhe stafi i klinikës dhe kanë deklaruar se i kanë dhënë sasinë e duhur, sipas tyre, të ilaçeve të narkozës.
Rasti është referuar në prokurori për veprë penale "neglizhencë në mjekim", e cila konsiderohet sipas Kodit Penal si kundavajtje penale dhe jo vepër penale. Policia dhe prokuroria po presin autopsinë e 3-vjeçarit për të kryer veprime të tjera.

Ora 11:56
Tiranë/ 3 vjeçari vdes pas ndërhyrjes në klinikën private! I mituri qëndroi dy ditë në koma!

 

Report Tv mëson detaje të reja lidhur me vdekjen e 3 vjeçarit tre ditë pasi iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për mjekimin e dhënbëve në një klinikë private.

Klinika dentare ndodhet në zonën e Rrugës së Kavajës mëson Report TV.

Pasi ka mbaruar, fëmija nuk ësht zgjuar dhe mjeku u ka thënë shkoni në shpi se do të zgjohet. Edhe në shtëpi 3-vjeçari nuk është zgjuar dhe kanë telefonuar klinikën, por nuk u kanë hapur telefonin.

Më pas e kanë dërguar në pediatri dhe në gjendje kome ka qëndruar 2 ditë dhe ka ndërruar jetë.

Mësohet se prindërit kanë bërë denoncimin në komisariatin nr 4 pasi dyshojnë se u injektua një dozë e latë narkoze.

Njoftimi i policisë: 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mjekimi i pakujdesshëm", pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital".

M.T/B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë