Tiranë- Dy të mitur në një monopatinë, dhe një tjetër shok i tyre në një monopatinë tjetër, ishin duke lëvizur në korsinë e biçikletave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pranë Piramidës. Nuk është ende e qartë, por ka dyshime, se të miturit nuk kanë pritur semaforin jeshil, dhe kanë vijuar drejt rrugën me të kuqe, për të kaluar kryqëzimin e për të ecur drejt ish-hotel Dajtit.
Në këtë ecje të tyre, në kryqëzim rruga iu ndërpre nga një automjet që sapo kishte kaluar semaforin e unazës dhe do vijonte rrugën drejt për nga ura e ish-bllokut.
Ky automjet i bardhë i rrjetit të supermarketeve “Pronatyra”, i përplasi të miturit në të dyja monopatinat në kryqëzim, dhe i mori para për disa metra, duke u ndaluar në cep të lulishtes të “Tajvanit”. Makina ishte duke ecur në korsinë e dedikuar të mjeteve të transportit publik.
Përplasja ka qenë e fortë, çka reflektohet edhe nga gjurma në xhamin e përparmë të makinës.
Mjetet e 3 të miturive, 2 monopatinat, thuajse janë shkatërruar.
Dy të vegjël, 9 dhe 11 vjeç, mësohet se janë në gjendje shëndetësore të stabilizuar nën kujdesin e mjekëve në spitalin e traumës me dëmtime në krah dhe në këmbë.
I treti, një 11-vjeçar është në gjendje të rëndë. Siç bluzat e bardha thonë për Report Tv ai ka marrë një goditje në kokë.
Përplasja e rëndë ndodhi rreth orës 10:30. Shoferi 41-vjeçar i automjetit, është shoqëruar në polici deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit. Një ekspertizë e plotë pritet të nxjerrë në dritë nëse fëmijët kaluan rrugën me semafor të kuq, apo edhe nëse shoferi i makinës ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.
Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
54%
-
Jo
40.2%
-
Jam i/e dyzuar
5.8%
Vota total: 2294
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreu i SPAK deklaroi se Balluku rrezikon 35 vite burg, Maliqi: Po mbrohet nga qeveria, i ka vënë në rresht të gjithë! Ilir Meta po qëndron kot prej 1 viti e gjysmë në qeli
23 Shkurt, 17:42
-
Kërkoi ‘pezullimin’ e Diellës, Administrativja rrëzon kërkesën e Bishës! Aktorja për Report TV: Do e ndjek deri në Strasburg! Kërkon 1 mln euro dëmshpërblim
23 Shkurt, 15:34
-
Unë Dhuroj! Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut prezanton aplikacionin e ri, Rama: Rrisim dhurimin vullnetar në vend
23 Shkurt, 13:48
-
Lëvizte me armë në brez, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë
23 Shkurt, 13:19
-
Molotovët kundër policëve dhe xhamisë në protestën e 20 shkurtit, lirohen 18 'kryengritësit e armatosur' të Berishës! Lihen në detyrim paraqitje
23 Shkurt, 09:23
-
Buçpapaj dyshohet se e qëlloi me thikë sepse i bllokoi rrugën, dalin pamjet e vrasjes së Egli Pashollarit në Tiranë (VIDEO)
22 Shkurt, 14:59
-
Shfrytëzonin një të huaj për prostitucion në Tiranë, arrestohen dy persona
22 Shkurt, 13:10
-
Dyshime për falsifikim dhe tregtim pa autorizimet përkatëse, Antikontrabanda bllokon mbi 3100 pajisje elektronike në Tiranë
22 Shkurt, 11:04
-
Dyshohet se ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet administratorja e një subjekti në Tiranë
22 Shkurt, 09:44
-
Motomjeti përplaset me makinën në aksin Lushnjë–Berat, dërgohet në spital motoristi
22 Shkurt, 09:08
-
Më 28 shkurt protesta e radhës e PD, Berisha - strukturave: Dhuna e 20 shkurtit ishte suksesi ynë i ri (MESAZHI)
21 Shkurt, 20:59
-
Lezhë/ Automjeti përplaset me motomjetin, dërgohet në spital motoristi
21 Shkurt, 16:13
Çuni im eshte 4 vjeç dhe del me monopatine,,,pse nuk duhet te dali me minopatine???a e ndalon gjê ligji
PërgjigjuO lymo cuni jot 4 vjec nuk fshin dot qurret e veta jo mo t eci me monopatin.
Monopatinat jane shume problematike dhe duhet nderhyrje e forte, por mund te na shpjegoje dikush se cfare donte ky " trimi" tek korsia e autobuzit dhe me cfare shpejtesie ishte? Jemi perdite deshmitare te shofereve te ketille qe nuk respektojne radhe, korsi dhe karexhata. Policia duhet te veproje me dore te hekurt kundra ketyre shofereve dhe atyre qe bllokojne korsite ne vende qe ndalohet qendrimi.
Përgjigjugjithashtu makina eshte me siguracion te skaduar q
PërgjigjuMonopatinat jane bere rrezik I perditshem ne rruge ne trotuare dhe zona pedonale. Shpejtesia disa here mbi normat e lejuara. Kudo ne bote ligji I ndalon mbi 25km/h ndersa ketu ata bejne gara mbi 40-50km/h. Asnje kontroll asnje limit moshe asnje penalitet. Shoferi ka qene shpejt dhe ne korsi te gabuar dhe te mbaje pergjegjesine por ligji duket inekzistent per monopatinat apo skuterat elektrik qe cdo femije 5-17 vjec nuk mban asnje lloj pergjegjesie
PërgjigjuCduan femije 9 vjec me monopatine mes rrugeve te Tiranes? Te vihet kufi moshe dhe kasko e detyruar.
PërgjigjuSkuterat dhe Monopatinat janë bërë të rrezikshëm. Ecin në rrugë, në korsinë e biçikletave dhe tortuare. Policia të kontrollojë zbatimin e rregullave.
PërgjigjuTi ndaloj policia se futen kot me kot jo me larg se sje desh.e shtypa nje u fut me senator te kuq ku drita Jeshile kishte 30 sec e hapur
Përgjigju