Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë.

Një punëtor rreth 40 vjeç, i identifikuar si Vullnet Lala, ka humbur jetën pasi e kanë zënë poshtë materiale inertesh që kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër.

40-vjeçari mori dëme të rënda dhe nuk arriti të mbijetojë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.