VLORË - Një vajzë e vogël 4-vjecare u kafshua nga një qen pitbull në Vlorë teksa ecte në Lungomare me gjyshërit. Për ta shpëtuar ndërhyri një punëtor rruge dhe një djali i ri kalimtar. E vogla u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pasi qeni e kafshoi në kokë dhe në qafë.

Sejko Veliu, ndali punën në rrugë për një moment dhe zgjodhi t’i bëjë një fotografi një vajze të vogël që ecte dorë për dore me gjyshërit.

"Erdhën të dy gjyshi me gjyshen i mora hajt tu bëj një foto Sejkoja, ik i thashë zoti të bëj mbretëreshë. Kaq i thashë unë", thotë ai.

Por sapo kanë bërë disa hapa më tutje në shëtitjen e tyre buzë detit në Lungomare, një qen i racës pitbull sulmoi vajzën e vogël.

"Ikën qeni po vinte andej, një ta mbërthyer te koka", shton ai.

Fati deshi që ai të shinte situatën dhe të ndërhynte pa vonesë për ta shpëtuar fëmijën nga qeni agresiv, bashkë me një tjetër të ri, edhe ai kalimtar i rastësishëm.

"E pashë mu veshën sytë e kapa qenin e lidha me zinxhirë te shtylla, e kapi në kokë, do kishte vdekur ajo. Fati që vajta unë dhe thashë çfarë pati. Qeni rrugës marr vesh unë nga këta pitbullët e mëdhenj. Ne punojmë këtu, kjo ishte rastësi", thotë Sejko.

Qytetarët e tjerë lajmëruan policinë dhe ambulancën. Fëmija u transportua në spital me plagë në kokë dhe iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në kokë.

"Kishim dalë buzë detit, e kisha vajzën përdore.  E pashë qenin, bëri sikur iku dhe më pas erdhi dhe iu hodh vajzës”, tha gjyshja e vogëlushes pas ngjarjes.

Raportimet për ngjarjen janë ende paraprake, por mësohet se deri më tani nuk janë identifikuar pronarë të pitbullit, për të cilin disa banorë të zonës shprehen se ka disa ditë që e shohin në rrugë. Dyshimet janë se ai mund të jetë braktisur dhe pritet ndërhyrja e veterinerit për largimin e qenit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:04
Pitbulli kafshoi në kokë 4-vjeçaren, gjyshja e traumatizuar: E pamë qenin, bëri sikur iku dhe pastaj sulmoi vajzën (VIDEO)

 

Gjyshja e vajzës 4-vjeçare që u kafshua nga qeni në Lungomare rrëfen momentet e tmerrit. Ajo tregon se kishin dalë për një shëtitje, kur papritur u sulmuan nga një qen endacak.

Në ato çaste kanë ndërhyrë disa punonjës që ndodheshin duke punuar në zonë, duke bërë të mundur largimin e qenit.

E tronditur dhe ende e traumatizuar, gjyshja përshkruan frikën dhe panikun që përjetuan gjatë sulmit.

Kishim dalë buzë detit, e kisha vajzën përdore.  E pashë qenin, bëri sikur iku dhe më pas erdhi dhe iu hodh vajzës”, tha gjyshja e vogëlushes.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eni: 08/04/2026 10:33

    nuk ka baba ai femija ?? te marre kallashin dhe ta vrase mes qytetit

    Përgjigju
  • Iris: 08/04/2026 03:24

    Do te ishte permbysur bota sikur qeni te kishte sulmuar ndonje turist milioner,sic ndodhi kur dykembeshit si ai Kokedhima sulmoi me thike mbi makine turistet per ceshtjen e peshkut,ja rrafshuan lokalin,apo kur Berisha sulmoi vilen e Xhaxhit ku po merzenin ca artiste te huaj ne pension,ju sakrifikua posti aty dhe kryepolicit te shkrete,por ne kete rast viktima e plagosur eshte nje femije e vogel,4 vjec,nga nje familje e thjeshte shqiptare,kafshimi i te ciles do te harrohet qe neser,jo pas 3 ditesh e nuk do te merret asnje mase.Qe sot u duk rezultati-/veterineri largoi qenin/,kur duhej eutanazuar ne fakt dhe asnje veprim nga bashkia per mbledhjen e qenve endacake ne shelters,do ja hedhin me nje /jane te vaksinuar e te matrikuluar/,po per dhembet e qenve ka ndonje /vaksine/,apo duhet te sulmojne ndonje /Ivanke/qe del shetitje ne breg te Vlores,qe bashkia te levize? E keshtu qente endacake do te lihen te bredhin te lire,te kafshojne te lire e te na japin falas para botes imazhin e nje vendi te botes se trete.

    Përgjigju
  • abc: 07/04/2026 23:49

    Ai qe e ka braktisur qenin ne rruge,,,,..eshte nje qen bir qeni......

    Përgjigju
  • kasspi: 07/04/2026 23:24

    QENI DUHET VRARE SEPSE ESHTE PA ZOT ..SILLET RRUGEVE DHE MUND TE KAFSHOJE FEMIJE TE TJERE.....

    Përgjigju
  • Leoja: 07/04/2026 19:15

    Demshperblim dhe arrest me burg ati pleres qe mban qenin pa gojëz dhe zinxhir

    Përgjigju
  • Policia zjarr: 07/04/2026 18:53

    Te arrestohet kryetarja rrugace e bashkise..policia te hapi zjarr te gjith qentë qe ndodhen ne lungomare zjarr policia..njerezit qemarrin pjes ne mbrojtjen e kafshëve jan shtresa me e ulet e shoqerise..policia zjarr zjarr zjarr..

    Përgjigju
  • ema: 07/04/2026 16:28

    jo vetem qeni por edhe pronaret qe i mbajne qente pa mbrojtje te goja duhen denuar...

    Përgjigju
  • Ajo: 07/04/2026 16:00

    Jo vetem qeni duhet vrare por edhe pronari te gjindet dhe te denohet,sepse ai eshte shkaktar per kete situate,qe per pak mund te perfundonte me vdekje.

    Përgjigju
  • Toni: 07/04/2026 15:16

    Hidheni ne gjyq bashkine. Ne bote marrin miliona demshperblim per ngjarje te tilla.

    Përgjigju
  • zigur: 07/04/2026 14:54

    Ka qenë të rrezikshëm në çdo qytet,ka pronar qen në çdo qytet por nu kuptoj POLICIA BASHKIAKE ÇFAR MUTIN BËN....

    Përgjigju
  • Topi: 07/04/2026 13:32

    Plumbin qenit dhe pronarit. Vemje

    Përgjigju
    • Plumbin pronarit: 07/04/2026 13:50

      Nuk eshte rrace per tu mbajt kjo . Thuajse te gjitha vendet e botes e kan te ndaluar ket rrac te keqe e bere ne laborator

  • Sondazhi i ditës: 8 Prill, 10:55

    Armëpushim dyjavor, a besoni se SHBA-Iran do arrijnë edhe një marrëveshje afatgjatë?