Një sasi eksplozivi ka shpërthyer rreth orës 02:00 pas mesnate në fshatin Berdenesh në Sarandë.
Shpërthimi ka ndodhur në murin rrethues të një banese private dhe është konstatuar në mëngjes nga pronarja e saj S. Ismailaj, e cila nuk banonte aty dhe më pas ka njoftuar më pas policinë.
Forcat e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e shpërthimit, si dhe po mbledhin prova për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
“Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Berdenesh, Sarandë në murin e jashtëm rrethues të banesës private të shtetases S. I, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.
Komente









