Një ngjarje e përgjakshme është shënuar mesditën e kësaj të hënë në qytetin e Selanikut në Greqi.
Një burrë rreth të 50-ave, ka qëlluar me thikë një grua 40 vjeç dhe djalin e saj 19-vjeçar. Kjo erdhi pas një debati që kishin ata, i cili agravoi duke bërë që 50-vjexçari bullgar të nxirrte thikën për t’i sulmuar.
Gruaja me të birin janë transportuar menjëherë në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa 50-vjeçari është arrestuar nga policia greke.
Komento