Lojtari i Real Madridit, Mateo Kovaçiç  në ndeshjen e sotme ndaj Apoelit është lënduar  në minutën e 25 të takimit. Në vendin e kroatit Mateo Kovaçiç , u fut mesfushori  gjerman, Toni Kroos, pasi siç duket dëmtimi i Kovaçiç është i rëndë.

Real i Madridit vazhdon të mos ketë fat në këto takime, duke barazuar në fundjavë në kampionatin spanjoll, por dhe në dëmtimin e lojtarëve të ekipit.

Kroati Mateo Kovaçiç për disa çaste shfaqi në fytyrën e tij dhimbjen  që i shkaktoi lëndimi ndaj përballjes me Apoelin.

Madje ai shpërtheu në lot, pasi dhimbjet pas lëndimit ishin të forta, por mjekët akoma nuk e kanë përcaktuar nëse demtimi i tij është serioz.


Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com