Aksident me 3 viktima në Rrogozhinë! Humbin jetën çifti i bashkëshortëve dhe oficeri i burgut të Peqinit! I plagosur edhe 1 fëmijë (VIDEO)

RROGOZHINË- Tre të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci tragjik i aksidentit që u shënua mëngjesin e sotëm në aksin Rrogozhinë-Peqin, në vendin e njohur si by pass i Rrogozhinës.

Nga përplasja e dy mjeteve kokë më kokë, ka mbetur i pajetë oficeri i burgut të Peqinit Tonin Mëhilli që drejtonte mjetin tip "Audi"  dhe çifti i bashkëshortëve Merushe dhe Bajram Koni, të cilët po udhëtonin në automjetin "Mercedez Benz". I plagosur ka dhe një fëmijë, pasagjer i këtij mjeti që po merr mjekim në spital.

Burime për Report Tv thanë se Mëhilli po udhëtonte drejt burgut të Peqinit, ku sapo kishte marrë detyrën si specialist komunikimi. Ai udhëtonte me një "Audi" me targa AA 160 YT nga Tirana në drejtim të Peqinit dhe ka devijuar korsinë, në rrethana ende të paqarta.

"Audi" është përplasur me automjetin tip "Benz" me targa AA 273 NH, ku udhëtonte çifti Koni dhe një i afërm i tyre. Të dyja automjetet kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. Në aksident është përfshirë dhe një mjet VW, por pa pasoja për drejtuesin e saj. 

Kujtojmë që vetëm një ditë më parë, një tjetër aksident rrugor u mori jetën 3 personave në Kodër-Kashar. Makina u përplas me murin për pasojë, humbën jetën 2 vëllezërit Ismail Sulaj 66 vjeç e Belul Sulaj 63 vjeç, si edhe kushëriri i tyre Dashamir Dema 50 vjeç.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:56
Thellohet bilanci i aksidentit në Rrogozhinë, shkon në tre numri i viktimave

Ka shkuar në tre numri i viktimave të aksidentit të Rrogozhinë, ku u përfshinë tre automjete. Mësohet se ka ndërruar jetë edhe shtetasi Bajram Koni, bashkëshorti i shtetases Merushe Koni (që ndërroi jetë pak më parë)

Ora 08:32
Aksidenti në Rrogozhinë/ Shkon në 2 numri i viktimave, ndërron jetë efektivi i burgjeve

Përplasja në Rrogozhinë ka rezultuar fatale ku mësohet se kanë ndërruar jetë 2 persona. Mes viktimave është oficeri i Burgjeve që po shkonte në punë që të merrte turnin, si edhe një grua që po udhëtonte në makinën tjetër. Gruaja ka humbur jetën rrugës për në spital.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KritikAbsolut: 06/03/2021 09:51

    Pergjigjia klishe "po hetohet per shkaqet e aksidentit" !!!! Vetem nga fotot shikohet qe polici ka bere parakalim "policesh" dhe shkoi me shpejt per atje ku ishte nis por mori dhe te tjere me vete qe skishin pune me policin. Gjynah per ate gruan e shkrete pa polici ca kerkoi gjeti. RIP

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv