DURRËS- Elion Dervishi është 31-vjeçari që humbi jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në ambientet e firmës së mermerit “Jonari” teksa po punonte me vinç.

Tragjedia thellohet për faktin se Dervishi ishte i biri i administratorit dhe pronarit të kompanisë ku punonte.

Kompania ndodhet në lagjen Kodër Shijak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.