Bllokohet dërgimi i listave në Parlament për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Shkak është bërë shqyrtimi që duhet për kandidaten Zhaklina Peto, pasi gjykata Administrative rrëzoi më parë KED.
KED më parë e skualifikoi Peton me argumentin se kishte probleme me pasurinë, ndërsa Gjykata Administrative e riktheu në garë. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e bazoi ndalimin e kandidimit të Zhaklina Petos në raportin e ILDKPKI-së, i cili vlerësonte se ajo “nuk kishte kryer deklarim të saktë, ka mungesë dokumentacioni ligjor për burimin e pasurisë si dhe ka mosdeklarim të tyre”.
Sipas ILDKPKI, Zhaklina Peto ka deklaruar një apartament me sipërfaqe 130 m2 në rrugën “Ismail Qemali” në Tiranë, por nuk ka deklaruar shtesën e apartamentit me sipërfaqe prej 130 m2, nga të cilat 64 m2 janë verandë.
Zhaklina Peto ka hedhur poshtë pretendimet e ILDKPKI-së e cila ka theksuar se ndërtimi pa leje është bërë nga shitësi i pronës, ndaj edhe shtesa ka qenë e paregjistruar. Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit, e çon në pesë numrin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që mund të emërohen nga KED.
Burime për Report Tv nga KED bëjnë të ditur se renditja nuk bëhet dot me 5 kandidatë të kualifikuar. KED do të presë vendimin e zbardhur nga apeli për rastin Peto. Kreu i KED, Ardian Dvorani kishte deklaruar se për pak ditë lista me të kualifikuarit do të dërgohej në Parlament e Presidencë, ndërsa prej disa ditësh ka rihapur garën për një vakancë në Kushtetuese.
Ndërkohë Report TV siguron edhe vendimin që riktheu në garë për gjyqtare Kushtetuese Zhaklina Peton. Vendimi është marrë me 22 gusht.

/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.6%
-
Jo
12.1%
-
Akoma
6.3%
Vota total: 331
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendimi për mbylljen e TikTok çohet në Gjykatë Kushtetuese, Myzyraj: Legjitimimi i mbylljes rrezikon lirinë e shprehjes
25 Mars, 14:38
-
Fotoja me Veliajn ‘dogji’ gjyqtarin Gerd Hoxha! Ligji për SPAK shkon në Kushtetuese, seanca më 27 mars
23 Mars, 21:30
-
Iu sekuestruan celularët, gazetari Elton Qyno në Kushtetuese! Kërkon asgjësimin e materialeve që SPAK i mori nga telefonat
19 Mars, 11:56
-
Dosja e aferës Partizani/ Pasuritë e Malltezit mbeten të sekuestruara, Gjykata Kushtetuese refuzon shqyrtimin e çështjes
16 Mars, 22:02
-
'Berisha në arrest vetëm se nuk respektoi detyrimin e paraqitjes', Kushtetuesja zbardh vendimin, konfirmon dopio standardin e SPAK për të akuzuarit me korrupsion: "Provat ruhen edhe me arrest shtëpie”
7 Mars, 10:11
-
Kreu i delegacionit të BE takohet me gjyqtarët e GJK, Gonzato: Do vijojmë të mbështesim reformën në drejtësi dhe Gjykatën Kushtetuese
6 Mars, 19:28
-
PD kërkesë Kushtetueses: Detyroni Kuvendin për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të Vullnet Sinajt (DOKUMENTI)
5 Mars, 15:41
-
Mero Baze: Përgjimi nga SPAK i Gjykatës Kushtetuese tregon që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese
4 Mars, 21:28
-
Petraj për Report Tv: Nëse SPAK e përgjoi Kushtetuesen pa prova, rast i paprecedentë! Gjyqi i Berishës po zvarritet, po u bë deputet Meta lirohet! S’ka më arrestime para zgjedhjeve
4 Mars, 19:11
-
Përgjimi i Kushtetueses/ Ramaj: Nuk bëhen pa vendim Gjykate, SPAK të bëjë transparencë! Meçe: prokuroria ka kompetencë, pyetja është a u shkelën ligji dhe të drejtat?
4 Mars, 18:37
-
Çështja ‘Gjoka’/ A u ndikua vendimi i Kushtetueses për SkyECC? SPAK përgjon një anëtar kushtetues e avokatë! Gjykata: S'kemi pasur presion të jashtëm! Ligji lejon survejimin pa autorizim gjykate
4 Mars, 08:31
-
U dënua me formë të prerë nga Apeli i GJKKO për fshehje pasurie, Dhoma e Avokatisë i heq licencën Bashkim Dedjas, ish-kreut të Kushtetueses
25 Shkurt, 12:56
medet per KED dhe per gj.adm qe keni o ju ngrente nje mortje o Zot!!!
Përgjigju