E rrallë në Kosovë, Juniku qyteza
prej një shekulli pa asnjë vrasje

E rrallë në Kosovë, Juniku qyteza<br />prej një shekulli pa asnjë vrasje
JUNIK - Pjesëtarët e policisë vazhdimisht janë në “pushim” në Junik. Për më shumë se një shekull nuk ka pasur vrasje në këtë komunë. Përjashtuar luftërat në këtë vend, në 100 vitet e fundit, siç mbahet mend, e siç dokumentohet pati vetëm dy vdekje aksidentale dhe një të qëllimshme.
 
Qetësia që të krijohet nga pamja e tij piktoreske sapo të shkelësh në këtë komunë dhe siguria e lartë, mikpritja e ngrohtë e banorëve që haset në çdo vend qoftë në dyqane, rrugë, kafiteri...e ka bërë këtë vend të kërkuar nga rreth 6000 turistë të huaj vetëm në vitin 2013.
 
Kështu përshkruhet sot në një shkrim të Gazetës Zëri Juniku, njëra prej qytezave që nuk shquhet vetëm për trashëgiminë kulturore dhe turizmin por edhe për shkallën e ulët të krimit në këtë vend.
 
Togeri Rasim Syla, komandant i stacionit policor në Junik thotë se pjesëtarët e policisë janë në pushim në këtë komunë. Ai thekson se në këtë komunë pothuajse nuk ndodhin incidente. “Nuk ka pasur asnjë incident që prish imazhin e rendit dhe ligjit”, ka thënë ai.
 
Ndryshe, Juniku pritet që të jetë një komunë edhe më e zhvilluar në vitet në vijim, aq më pak kur tashmë është bërë plani që rruga e asfaltuar të shkojë deri në Bjeshkët e Gjeravicës, një projekt tashmë që është përkrahur edhe nga Bashkësia Nderkombëtare.
 
Përveç këtyre Juniku ofron edhe shumë objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore, kulla qindra vjeçare, mullinj të ndryshëm por edhe restorante që të ofrojnë ushqime tradicionale shqiptare.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane