E rrallë/ tifozi i "çmendur" serb nga
Serbia në Elbasan me biçikletë

E rrallë/ tifozi i "çmendur" serb nga<br />Serbia në Elbasan me biçikletë<br>
Një tifoz serb që bënë tifo për Partizanin e Beogradit kërkon që të bëjë një sfidë me veten e tij.

Sfida e tifozit serb është që do të përshkojë me biçikletë distancën nga Beogradi në Elbasan për të mbështetur skuadrën e tij të Partizantit të Beogradit.

Emri i tifozit të “çmendur” është Dragan Shibalic. Ai është nga qyteti i Kralevës dhe është i vendosur të përshkojë distancën e 1600 kilometra për të ndjekur ndeshjen e madhe mes Skëndërbeut  dhe Partizanit të Beogradit, ndeshje kjo që do të luhet me 19 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”.

Por aventuart e tij nuk mbarojnë me kaq, tifozi serb ka arritur të përshkojë një distancë të madhe duke shkuar deri në Japoni.

Kjo është ajo që bëjnë tifozët e jashtëzakonshëm  në mbështetje të skuadrës së zemrës, pyetja është se kush nga ju është gati të bëjë një sfidë po të njejtë siç do të bëjë ky tifozë me shumë adrenalinë.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës