E rrallë, Foka Murgeshë
fotografohet në brigjet e Vlorës
Një lloj i veçantë i fokës murgeshë , e klasifikuar ndër speciet drejt zhdukjes, është fotografuar në brigjet e Shqipërisë, rreth 35 milje detare nga brigjet e Salentos në Pulja të Italisë.
LEÇE,
Itali – Një lloj i veçantë i fokës murgeshë, e klasifikuar ndër speciet drejt zhdukjes, është fotografuar në brigjet e Shqipërisë, pranë qytetit jugor të Vlorës.
Imazhet janë realizuar nga disa turistë italianë që ndodheshin aty pranë, mes tyre edhe një profesor i zoologjisë, Antonio Terlizi.
Sipas profesorit, foka murgeshë ka gjasa të zhduket pasi për të jetuar dhe për t’u riprodhuar ka nevojë për ambiente të posaçme e shumë të qeta, dhe kjo sipas tij, e bën shumë të rëndësishëm faktin që foka është shfaqur në brigjet shqiptare.
Ndërkaq, drejtori i Muzeut të Mjedisit në Leçe të Italisë tha se "brigjet shqiptare janë kryesisht të virgjëra ndaj dhe ofrojnë një habitat ideal për fokën murgeshë.
Specia e rrallë është fotografuar në afërsi të “Gjirit të Ariut” në jug të Vlorës.
Ky gjitar deti ka qenë mjaft i përhapur në zonat e Mesdheut, por në ditët e sotme është thuajse i zhdukur. Ai gjendet vetëm në disa zona të izoluara, ndërsa nuk ekzistojnë më shumë se 500 ekzemplarë të tillë.
Në bregun tjetër të Adriatikut, në lidhje me këtë lajm, janë shprehur edhe autoritetet italiane.
Ata urojnë që në Shqipëri të ruhet kjo fokë e cila në Itali është zhdukur, pasi brigjet e tyre nuk ofrojnë kushtet në të cilat foka murgeshë mund të mbijetojë.
Për herë të fundit në rajonin e Salento-s në Itali, foka murgeshë është parë 38 vjet më parë, saktësisht në vitin 1974.
(Gre/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.8%
-
Jo
53.8%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3242
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Erisa Xhixho i bashkohet protestës dhe ulet këmbëkryq në mes të rrugës duke kërcënuar Policinë: Guxoni të na shkelni!
26 Nëntor, 18:33
-
Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia
26 Nëntor, 18:25
-
DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
26 Nëntor, 18:19
-
VIDEO/Hidhet ujë dhe përdoret gaz lotsjellës tek sheshi Uilson për të shpërndarë protestuesit
26 Nëntor, 18:19
-
Blinken: Armëpushimi në Liban do të ndihmojë për t’i dhënë fund luftës në Gaza
26 Nëntor, 18:17
-
VIDEO/ Tedi Blushi në versionin Vojo Kushi! Hipën sipër autobotit me ujë
26 Nëntor, 18:14
-
Opozita bllokon 5 pika në Tiranë, qytetarët e irrituar i kërkojnë Policisë të lirojë rrugët dhe të zhbllokojë trafikun!
26 Nëntor, 18:10
-
Shtyrje me policinë tek sheshi Uilson, Gazment Bardhi dhe deputetët e PD-së kundërshtojnë praninë e autobotit me ujë në krye të rrugës
26 Nëntor, 18:09
-
Protesta e PD/ Bardhi debate me policinë: Ne nuk jemi kriminelë! A keni forcë? Shkoni kapni bandën e Elbasanit
26 Nëntor, 18:07
-
Report Tv sjell pamjet me dron/ Një grusht militantësh, ja pjesëmarrja në protestën para Bashkisë së Tiranës
26 Nëntor, 18:00
-
Protesta e PD/ Baçi thirrje policisë: Largohuni, mos na provokoni! Blushi: Kanë marrë urdhër për të na dhunuar, betejë pa kthim
26 Nëntor, 17:57
-
'Një ambulancë duhej për Martin Canin', Flamur Noka: Shikoni gjithë këto urgjenca që vijnë këtej! Këta janë bandë
26 Nëntor, 17:53