Në një prej kampionateve angleze siç është liga rajonale jugore ka ndodhur çudia kur një ekip pjesmarrës është parë të nxirret në ankand në një prej kompanive më të mëdha të shit-blerjeve siç është Ebay.
Bëhet fjalë për Basingstoke Town, ekipi i cili të martën ka dalë në shitje në formën e ankandit me vlerën 0.99 paund. “Dragonjt” siç njihen ndryshe, të themeluar në 1896-ën janë përballur me një sërë problemesh dhe me një të ardhme të pasigurt në stadiumin e tyre pas borxhit të akumuluar deri në 2 mln paund.
Presidenti tashmë i dorëhequr, Rafi Razzak, u shpreh për BBC Sport se objektivi i klubit ka dështuar në duart e këshillit vendor, dhe tashmë duhet ta marrë dikush tjetër në dorë.
Vetëm 5 orë pas daljes në shitje, klubi arriti në vlerën e 65.900 mijë paund ndërkohë qw ankandi do të vijojë të qëndrojë i hapur për blerësit deri në 13 dhjetor. Basingstoke nuk është klubi i parë që vihet në në këtë portal shit-blerjesh.
Ekipi i Tranmere Rovers doli në shitje me një vlerë fillestare prej $10m në korrik të vitit 2009, por më pas u hoq nga lista.
Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com