E rrallë për vendin tonë/ Delfini lind tek Gjiri i Lalëzit nën asistimin e veterinerëve (VIDEO)

Prej disa ditësh, në plazhin e Gjirit të Lalëzit është parë një delfin që dukej se nuk kishte frikë nga njerëzit. Në rrjet janë shpërndarë shumë video dhe foto të delfinit, ku disa raportonin se ishte i plagosur. Por krejt e kundërta po ndodhte me specien e rrallë në ujërat tona.

Delfini ishte femër dhe në bark mbante një të vogël. Gjitari ka qenë në fazën e fundit të shtatzanisë dhe kjo ka qenë arsyeja pse është afruar në breg. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura duke thënë se në lindjen e delfinit kanë asistuar edhe veterinerë shqiptarë një gjë e rrallë kjo për vendin tonë.


Delfini i gjetur në Gjirin e Lalëzit


Për fat të keq Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bëri me dije se në mbikëqyrjen e veterinerëve delfini kreu një lindje të parakohshme, pasi foshnja kishte ngordhur në bark. Pas asistimit të ekspertëve veterinerë, delfini u largua në thellësi të ujërave

"Nje delfin vizitoi ujerat e detit Adriatik ne Gjirin e Lalezit keto dy dite. Kjo jo rastesisht, delfini ishte shtatzane dhe donte te gjente nje vend per te lindur. AKZM dhe AdZM Durres sapo u lajmeruan nga pushuesit per ngjarjen u vune ne kontakt me ekspertet, te cilet erdhen ne ndihme. Delfini nen mbikqyrjen e veterinereve eksperte kreu nje lindje te parakohshme, pasi foshnja kishte ngordhur ne bark. Ekspertet tane u konsultuan dhe me homologet e tyre ne Greqi duke arritur ne kete perfundim te njejte. Pas lindjes delfini mama u largua e qete ne thellesi pa u kthyer me. Nisur nga kjo ngjarje ju kerkojme qytetareve qe ne raste te tilla te lajmerojne menjehere institucionet perkatese dhe jo te tentojne vet te gjejne zgjidhje, pasi ne keto raste kerkohet ekspertiza e duhur. Kafshet e egra nuk jane nje loje per femijet dhe as per te rriturit. Shpesh, ato ju ofrohen vendeve te banuara dhe njerezve per ndihme", shkruan AKZM. 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CaBone: 24/06/2019 10:22

    Bravo, nje super xhest human

    Përgjigju
  • Tan: 24/06/2019 09:18

    Po ç'janë gjithë këto njerëz që ulërasin se e stresuan delfinin e shkretë. Ka një protokoll sigurie dhe kur ndodhin lindje të tilla, thjesht largohen të rrinë në një distancë prej 20 metrash në rast se s'kanë grup sigurie në terren. Ç'bën ky popull ç'bën...ja e filmuat po pastaj...hiç...shkoni hani bukë në shtëpi...pffff

    Përgjigju
    • Erik: 24/06/2019 10:50

      I kishin mundesite edhe ta masakronin me ndonje shufer hekuri apo kopaçe druri sic ndodh rendomte kur "mahnitemi" nga keto fenomene te rralla qe ndodhin ne Shqiperi, ndaj thuaj shyqyr qe vajti keshtu si vajti.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!