TIRANE - Një 19-vjeçar është mbytur këtë të mërkurë teksa po peshkonte me dy vëllezërit e tij në lumin e Brarit në Tiranë. I riu që humbi jetën është identifikuar si Renaldo Ymeri.
Ai është rrëmbyer nga rrjedha e lumit, por nuk ka mundur të dalë dhe për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, si dhe ekipet e Polumbarëve të RENEA-s të cilët nxorën trupin e pajetë nga lumi.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 25.07.2018, rreth orës 18:15, shtetasi R. Y., 19 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke peshkuar së bashku me dy vëllezërit e tij, në lumin e “Brarit”, është marrë nga rrjedha e ujit të lumit ku për pasojë dhe është mbytur.
Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas për gjetjen e trupit.
Komente










