FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga një 38 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim shokun e tij, pasi kanë rrëmbyer dhe abuzuar seksualisht me një 17 vjeçare. Sipas policisë lokale bëhet me dije se vajza me iniciale G.A fillimisht është njohur me 38 vjeçarin Eduarto Hoxha në rrjetin social Facebook e më pasë kanë vendosur pët t’u takuar në një nga lagjet e qytetit të Fierit. Pas takimit vajza nuk është kthyer më në shtëpinë e saj, ndërsa prindërit e kësaj të fundit e kanë denoncuar në polici si të humbur.

Ngjarja
Një javë më parë, 17 vjeçarja me iniciale G.A nga Fieri kishte njohur një mik të ri me anë të rrjetit social Facebook dhe kishte vendosur për takuar. Burime nga Policia e Fierit bënë me dije se vajza kishte kontaktuar me 38 vjeçarin Eduarto Hoxha, banues në fshatin Mbyet të Fierit, ku kishin vendosur të takoheshin në një nga lagjet e këtij qyteti për t’u njohur më nga afër.

Por, ditën e takimit, 38 vjeçari nuk kishte shkuar i vetëm pasi me vetë kishte marrë edhe një shokun e tij, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia. Sipas policisë bëhet fjalë për 22 vjeçarin me iniciale F.B, banues në lagjen “16 Prrilli” në Fier, i cili ka qenë edhe bashkëpunëtor për aktin e rëndomtë të kryer ndaj të miturës me iniciale G.A. Burime nga policia thanë se dy djemtë e kanë marrë vajzën me një makinë dhe janë larguar në një nga periferitë e Fierit dhe pasi kanë ushtruar dhunë ndaj saj, më pasë e kanë përdhunuar.

Denoncimi
Rreth një javë më parë, prindërit e 17 vjeçares janë paraqitur në ambientet e Policisë së Rrethit të Fierit dhe kanë denoncuar humbjen e vajzës së tyre. Menjëherë pas denoncimit të bërë nga ana e tyre, blutë e rrethit të Fierit nisën edhe kërkimet ndaj saj.

Arratisja
E mitura kishte shfrytëzuar rastin kur ndodhej e vetme në ambjentet ku ajo ishte izoluar nga “miqtë” e saj më të rinj të cilët i kishte njohur nëpërmjet Facebook-ut dhe ishte larguar prej andej. Pas arratisjes vajza 17 vjeçare kishte shkuar në banesën e saj dhe më pas u kishte rrëfyer edhe ngjarjen që i kishte ndodhur duke u kërkuar atyre që të bënin denoncim në polici. Familjarët e vajzës nuk e kanë lënë në baltë këtë të fundit dhe menjëherë janë paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Fierit për të denoncuar edhe rastin në fjalë.

Dëshmia
Burime pranë bluve të Fierit thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se vajza ka treguar çdo detaj të rastit të saj duke dhënë edhe emrat e dy autorëve të ngjarjes. Më pas, ajo është shprehur se “Të dy së bashku më morën me makinën e tyre dhe më çuan në një zonë periferike dhe më kanë dhunuar. Prej andej më kanë çuar në një banesë në Fier ku më mbajtën të izoluar pa dëshirën time”. Po ashtu, mësohet se vajza ka qenë e izoluar në banesë për rreth një javë.


Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)