E rrethuar nga malet, por Dibra 'vuan' për drutë e zjarrit, dyfishohet çmimi! Kryebashkiaku: Vitin tjetër hapim parcelë shfrytëzimi

Qytetarët e Dibrës  po e marrin me dyfishin e çmimit lëndën drusore për ngrohje, krahasuar kjo me vitin e kaluar. Nëse një vit më parë një metër kub dru zjarri ishte 4 mijë lekë, këtë vit shitet me 7 deri në 9 mijë lekë për metër kub. Kjo situatë ka vënë në vështirësi 120 mijë banorët e rrethit verilindor.

"Është shumë shtrenjtë, 80 mijë (të vjetra) metër/ kub. Shoh një shkëputje të bashkisë nga problemet e qytetarëve. 400 mijë është një ifë (makinë me dru) që ka 7-8 metër kub", thanë qytetarët.

"Jemi burrë e grua, burrin e kam të paralizuar, skam mundësi t'i blej drutë për dimër", thanë qytetarët në Peshkopi", shprehet një tjetër.

Megjithëse Dibra është e rrethuar gjithandej nga malet, dhe ka plot mundësi për t'u furnizuar me lëndë djegëse dru zjarri, tregtarët po e sjellin atë nga Librazhdi e Tirana, ndaj edhe çmimi dyfishohet për shkak të transportit. Në fushën e druve ka një sasi lënde drusore, por vetë pronari tregon se ky çmim është i lartë për dibranët, pasi varfëria është në ekstrem.

"I sjellë drutë nga larg kryesisht në Librazhd por edhe në Tiranë furnizohem. Vijnë trajlerët nga Elbasani, Tirana, Miloti për të mbërrit në Peshkopi. Për shkak të kostos së transportit dalin në treg me çmim të shtrenjtë", tha tregtari Sali Vranezi.

Kryetari i Bashkisë, Shkëlqim Murrja thotë se kjo problematikë është e trashëguar nga ish-kryetari, paraardhës i tij, cili duhej të kishte hapur parcelë shfrytëzimi në fondin pyjor të Dibrës, dhe çmimi i druve nuk do të dyfishohej.

"Ka një operator të licencuar privat normalisht që çmimet janë të larta për arsyen e vetme se kostoja e transportit për të sjellë drutë nga rrethet e tjera është e lartë. Jemi në procedurë konkurrimi për të shfrytëzuar një ngastër e cila është në dispozicion të Bashkisë, prej 25 hektar mijë hektarë dhe në një kohë të shpejtë do të zgjidhet ky problem dhe kostoja e druve të zjarrit nuk do të jetë më në këto çmime të larta", tha Shkëlqim Murrja kryetari i Bashkisë Dibër.

Problematika nuk pritet të zgjidhet këtë vit, pasi nuk ka më kohë në dispozicion, në pyje nuk shkohet pasi priten reshjet e borës. Kësisoj, 70% e banorëve të qytetit më të ftohtë të vendit gjenden pa asnjë mundësi për të ngrohur fëmijët. Kjo është hera e parë që qytetarët nuk kanë asnjë alternativë për ngrohje.

Vlen të kujtojmë se Dibra ka një fond pyjor prej mbi 64 mijë hektarë pyje, të ndarë në zonat e mbrojtura ku më shumë se 34 mijë hektarë janë Parqe Natyrore dhe rreth 30 mijë hektarë Pyje Bashkiake për shfrytëzim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aida: 24/11/2021 16:15

    Si ka mundesi? Lideri suprem thote qe nuk ka rritje cmimesh ne Shqiperi dhe shqiptaret i kane depozitat bankare plot. A thua ta kete gabim Lideri Suprem i Galaktikes sone?

    Përgjigju
  • mond: 24/11/2021 15:54

    Drute e zjarrit blihen në verë, ka dhe çmim por duhet dhe të thahen. Po te blesh dru në nentor i ke të njoma dhe të shtrenjta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës