Një borxh prej 1 milion lekësh i ka kushtuar jetën në mënyrë makabre një 61-vjeçari në Tiranë. Menduh Shaban Kurt-Deda u vra në vitin 2017, ngjarje kriminale për të cilën kanë rënë në pranga Marjeta Karaj dhe Gazmir Ngota. Viktima fshihej prej kohësh pasi kishte një borxh me vlerë 1 milion lekë të reja ndaj të dashurës Marjeta Karaj, me të cilën kishte krijuar një shoqatë OJQ për të ndihmuar fëmijë jetimë të ushtarakëve brenda edhe përtej kufirit.
Së bashku me të birin, Besmir Karaj, 34 vjeç dhe shokun e tij Gazmir Ngota, 39 vjeç, sapo zbuluan se ku ndodhej, arritën ta fusnin me forcë në makinë dhe më pas e çuan në zonën e Alliasit, ku e rrahën. Më vonë, Karaj dhe Ngota, e çuan në një zonë pyjore, në Kodër-Shupal ku e lidhën me litar dhe e dogjën për së gjalli.
Të tre autorët akuzohen për veprën penale “Vrasja me dashje”, teksa burime nga blutë i thanë Report Tv se Besmir Karaj rezulton të jetë aktualisht në Itali, ndërsa ka nisur bashkëpunimi me autoritetet italiane për lokalizimin e tij. Ashtu si bashkëpunëtorët në krim, prej 5 vitesh Besmir Karaj ka vijuar i qetë jetën i lirë, pa menduar se policia do e zbulonte të gjithën në një operacion të koduar “Asgjë nuk harrohet”.
Si ndodhi krimi horror
Marjeta Karaj, Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota janë autorët e krimit horror në Tiranë. Më 16 maj 2017, ata arritën të kontaktonin në zonën e Xhamllikut Menduh Kurt-Dedën, i cili fshihej prej kohësh për shkak të borxhit të pashlyer. Ata e morën me forcë në automjet, shkuan në zonën e Alliasit dhe ushtruan dhunë ndaj tij. Më pas, vetëm i biri i Marjetës me shokun e tij e çuan në Kodër-Shupal. Atje e rrahën sërish, e lidhën me litar, i hodhën benzinë dhe i vunë flakën.
Si u gjet trupi i 61-vjeçarit
Të paktën 5 vite më parë, më 16 maj 2017, autoritetet gjetën një kufomë. Totalisht e dekompozuar, kufoma e gjetur ishte e pamundur të identifikohej se kush ishte, për shkak se ishte e djegur. Ndër vite pa asnjë të dhënë, hetimet u mbyllën, pasi asnjë familjar i personit të humbur nuk u paraqit për të hedhur dyshimet, se kufoma e bërë hi, mund të ishte e Menduh Kurt-Dedës, 61-vjeçarit me origjinë nga Sohodolli i Dibrës, por që në kohën e vrasjes jetonte në Lukovë të Sarandës. Por policia arriti ta identifikonte përmes këmbës së majtë, pasi kjo pjesë e trupit ka qenë më pak e dekompozuar.
Kush është Marjeta Karaj
Marjeta Karaj, 56 vjeçe nga Tirana, jetonte e lirë me profilin e një bamirëseje. Ajo është drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”. Nga fotografitë në rrjete sociale shfaqet pranë Ilir Metës, aso kohe president. Më 10 qershor, ndodhen te presidenca për një event të organizuar nga shoqata OJQ për fëmijët.
*Raportoi për Shqiptarja.com gazetari i Report Tv Sokol Dema
Marjeta Karaj, e arrestuar për vrasjen dhe viktima Menduh Shaban Kurt-Deda
Këto janë pamjet e hyrjes së pallatit ku banonte Marjeta Karaj e cila u arrestua ditën e sotme nga policia për vrasjen e të dashurit të saj Menduh Kurt Deda në vitin 2017 për borxhin prej 1 milionë lekësh të reja që ky i fundit i detyrohej.
56 vjeçarja banonte në zonën e Alliasit, ku edhe kishte përqendruar aktivitetin e OJQ-së që kishte hapur së bashku me viktimën për “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka pyetur fqinjët e Marjeta Karaj, të cilët e kanë treguar se janë çuditur kur kanë dëgjuar lajmin se kishte vrarë të dashurin në 2017.
“Goc e mirë, goc e urtë. Nuk e kam dëgjuar për një llaf të keq, , s’ka pasur konflikte”.
“Njihet për grua e mirë, jemi habitur kur e kemi dëgjuar, s’ka pasur konflikte. Tani jeton me burrin dhe gocën, ka nja 20 vjet që e njihja”, thanë fqinjët për Report Tv.
Personi që shihni në foto është Menduh Kurt-Deda i cili u vra në vitin 2017 në Tiranë. Kurt-Deda u mor peng, u dhunua dhe u dogj i gjallë me urdhër nga ish e dashura e tij Marjeta Karaj. Ajo bashkëpunoi me të birin dhe shokun e tij. Ngjarja ndodhi për shkak se viktima i kishte 1 milionë lekë borxh,
Marjeta Karaj, 56-vjeçarja dyshohet se kishte lidhje intime me Menduh Shaban Kurt-Dedën, 61-vjeçarin që e ekzekutoi 5 vite më parë në bashkëpunim me djalin e saj dhe shokun e këtij të fundit. Shkak është bërë një borxh me vlerë 1 milionë lekë të reja.
Marjeta Karaj është drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”. Ajo është autorja e vrasjes së 61-vjecarit Menduh Kurt-Deda bashkë me të birin dhe shokun e tij në vitin 2017.
Në 10 qershor të këtij viti është takuar me Ilir Metën, i cili ende kishte postin e Presidentit. Por nga fotografitë në rrjete sociale duket se kishte edhe pasion për muzikën e pianon.
Kufoma e viktimës është identifikuar përmes këmbës së majtë, pasi kjo pjesë e trupit ka qenë më pak e dekompozuar, raporton gazetari Sokol Dema. Marjeta Karaj dhe viktima Menduh Kurt-Deda punonin së bashku në një organizatë të krijuar prej të dyve dhe për këtë ka qenë edhe borxhi prej 1 milion lekë të reja. I arrestuari, Gazmir Ngota dhe djali i Marjeta Karajt, Besmir Karaj, i shpallur në kërkim, janë shokë, ndërsa vetë Besmiri rezulton të jetë jashtë vendit, në Itali.
Marjeta Karaj, drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit” është 56 vjeçarja që bashkë me të birin dhe një person tjetër mori peng 61-vjeçarin Menduh Kurt-Deda dhe e dogjën për së gjalli për borxhin e pashlyer me vlerë 1 milionë lekë të reja. Ngjarja ndodhi në vitin 2017. Ata kapën 61-vjeçarin që fshihej prej kohësh, e çuan në zonën e Alliasit dhe më pas i biri i Marjetës, Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota e çuan në një zonë pyjore, Kodër-Shepal ku e dogjën për së gjalli.
5 vite më parë, Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer, u mor me forcë në automjet nga 3 persona, të cilët e çuan në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Më pas, 2 prej autorëve, Gazmir Ngota, 39 vjeç dhe Besmir Karaj, 34 vjeç e kanë transportuar Menduh Kurt–Dedën, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Lorenc Panganika në daljen për mediat sot tha se për vitin që po lëmë pas kanë ndodhur 7 vrasje në qarkun e Tiranës, kanë ndodhur 7 vrasje, nga të cilat 5 janë zbardhur.
“Vijon puna intensive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe duke shkëmbyer informacione me agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim zbardhjen e 2 vrasjeve të tjera dhe për nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar dhe e vendosur per hetimin, zbardhjen e plotë dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, si dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurte”, tha Panganika.
Gazmir Ngota, 39 vjeç, Marjeta Karaj, 56 vjeçe dhe Besmir Karaj, 34 vjeç janë autorët e ekzekutimit të Menduh Kurt–Deda në vitin 2017. Nënë e bir, në bashkëpunim me shokun e 34-vjeçarit kanë djegur për së gjalli 61-vjeçarin pasi e futën me forcë në automjet dhe e çuan në Kodër-Shupal. 2 prej tyre janë vënë në pranga, ndërsa Besmir Karaj që ndodhet jashtë shtetit është në kërkim.
Menduh Shaban Kurdeda, 60 vjeç është rrëmbyer, dhunuar, djegur rreth 5 vite më parë në Kodër-Shupal të Tiranës për një borxh të pashlyer me vlerë 1 milionë lekë të reja.
ky minister i brendshem idiot dhe i paafte te jape doreheqjen...
PërgjigjuO Zot çfar fytyre si byth lope e kjo drejtoresh ! O Zot çfar tmerri e like hajduti vazhdon politikën e pa besuar me ktë komb të konsumuar e të mbaruar.
PërgjigjuEshte shume i drejte si konstatim, shkurt ato qe i kane hipur lisit ne maje, marrin keto poste. "Vite te gjata pune, dhe eksperience, duke djersitur shume".
Përgjigju/Vrasje me dashje/?! Vetem kaq qenka akuza?! Dhe pastaj per 100 arsye lirohen gradualisht dhe pas 20 vjetesh i ke te lire! Ku jane akuzat per /mashtrim/se e nxorren me zorr nga vendi ku fshihej, /kercenim/,/rrembim/,/torturim/?! Prokurorite tona e bejne punen pergjysem.
PërgjigjuE keshtu jemi ne te LSI po deshet na pranoni si jemi ose ndryshe mbylleni sqepin
PërgjigjuEh moj Entela. Na e bere dru fare me keq se Mona. Kot sjeni te LSI ju se keni Monen si kryetare e kryeb*çe
A KA SHTET KETU??????,,,NUK E KUPTOJ,,A KA POLICI????,,,APO FLEJNE GJUME E NJEREZIT VRITEN PER 1 MILION LEKE.....
PërgjigjuPolicat jan tu u mor me ndonje baxhelle si puna ksaj
Na myten baxhellat plake
PërgjigjuKjo eshte DREJTORESHA E LSI-se, ja keto vrasese ka mbledhur Like floriri.
PërgjigjuNuk e ka vrare per leket se per leket i kane dhene dru, por pse viktima ka shkuar me te emen. Ia ka fut dy here thene ndryshe. Ate s'e ka pertypur dot i biri, aq sa e ka djegur te gjalle.
PërgjigjuSi ka mundesi qe ne krye te Ojf ose ne istitucionet e bamiresise vihen ne pergjithesi o gra qe i kane lene burrat.. ose baxhella te regjura ..!!
PërgjigjuShume e drejte si konstatim. Se kisha menduar me pare por tani qe e lexova shume e drejte.
ne fakt ti qe ke gru, pyte veten mire njehere...boll pergjithsuat gjerat o popull halabak !
Femer perbindesh fatkeqesisht ne Shqiperi te tilla ka shume, shikoni te burgu i grave shumica jane per vrasje, a duhen mbrojtur gra te tilla......!!??
PërgjigjuMe siguri leket qe i ka dhene kjo bushtra dashnorit fatkeq kanë qene te koklopes kriminel likes......
Përgjigjumedet per ket shtet, per ket vend, per ket popull! EGERSIRA DREJTORESHE ! ZOT NA RUAJ !
PërgjigjuTrimet e LSI-se kto mostra ka pas vetes Monika me Liken
PërgjigjuAkoma ky Lorenc Panganika skuthi i Drejtorise se Policise Tirane ne qarkullim? Hetoheni per lidhjet me krimin dhe do jete gje e bukur.
PërgjigjuVetem denimi me vdekje e mbledh kete lloj egersire komb qe ka dale nga udha e zotit , nena me djalin kryejne kete krim makaber zot ku jetojme me cfare egersirash kemi te bejme
Përgjigju