Një djalë 13-vjeçar, i cili ishte viktimë e bullizmit dhe viktimë e homofobisë, ka vrarë veten. Ngjarja ka shkaktuar pikëllim dhe tronditje në Francë . Prokurorët kanë nisur një hetim për ngacmimin e të mituri pasi djali 13-vjeçar, Lucas, vrau veten fundjavën e kaluar në rajonin Vosges të Francës lindore.
Prokurori i rrethit Frederick Nahon tha të enjten vonë se miqtë e djalit u thanë hetuesve se ai ishte ngacmuar "nga studentët në shkollën e tij për disa muaj”.
Ditari i Lucas përmbante një mesazh në të cilin ai "shprehte dëshirën e tij për të vrarë veten ".
Mgjithatë hetimi do të përcaktojë nëse kishte një "lidhje të drejtpërdrejtë" midis bullizmit në shkollë dhe vetëvrasjes.
Familja nuk ka ngritur padi, por situata në shkollën Louis Armand në qytetin e Golbey është raportuar në ministrinë e arsimit, shtoi prokurori.
“Mendoj për të gjithë studentët si ai që po ngacmohen. Dëshpërimi i tyre është baza e vendosmërisë sime për të parandaluar të gjitha format e bullizmit. Asnjë fëmijë nuk duhet të vrasë veten”, shkroi në Tëitter ministri i Arsimit, Pape Diaget.
Hetimi gjithashtu duhej të verifikonte shkallën e çdo bullizmi, për sa kohë kishte vazhduar dhe çfarë u tha saktësisht, tha prokurori. Hetimi gjithashtu do të sqarojë nëse ka pasur ndonjë ngacmim në internet.







Komente
Komento