Ajo që e gjithë bota e futbollit po priste me padurim, tashmë është një realitet absolut. Zinedine Zidane ka nënshkruar zyrtarisht kontratën e tij afatgjatë si trajneri i ri i Kombëtares së Francës!

Ish-futbollisti legjendar francez, i cili ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve si trajner me Real Madridin, konsiderohet zgjedhja natyrale për të udhëhequr kombëtaren, falë figurës së tij, historisë me Francën dhe suksesit në nivel klubesh.

Pavarësisht presionit dhe parave të shumta të klubeve, vendimi i Zidane nuk u lëkund për asnjë moment. Plani i tij për të ardhmen është përfaqësuesja e vendit të tij.